Gjashtë persona janë shoqëruar nga policia që nisi një aksion rreth orës 05.00 të ditës së sotme në Nikël. Mes të shoqëruarve është Durim Bami, vrasësi i famshëm me pagesë që iu prezantua si i tillë vetë ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në zyrën e tij në ministri. Durim Bami u bë një personazh publik gjatë çështjes, Doshi-Meta, kur deputeti i Shkodrës deklaroi se po organizohej një atentat për ta vrarë.
Të shoqëruarit e tjerë janë Valter Bami, Ylli Cungu dhe Fatmir, Marenglen dhe Bedri Haka. Të gjithë persona me precedentë penalë, të akuzuar për krime të rënda që nga pengmarrjet e deri tek vrasjet. Ndryshe nga policia, të shoqëruarit njihen si “Grupi i Niklës” dhe dyshohet se kontrollet dhe arrestimet kanë lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Shkodër.
Mbetet për t’u parë nëse ndërhyrja e policisë do të ketë rezultat, apo ky i sotmi është show i radhës.
Show must go on!