• |
ide | kryesore

Ndalohet automjeti me armë e lëndë djegëse i dy vrasësve me pagesë në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Blutë kanë bllokuar një automjet brenda të cilit u gjetën armatime dhe lëndë djegëse, ndërsa dyshohet se do të përdoreshin në një atentat.

Mësohet se automjeti u gjet në vendin e quajtur “Ish Konservimi”. Ndërkohë, gjatë kontrollit të bërë nga policia janë gjetur dy armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse.

Dyshohet se ky automjet po përdorej nga dy persona, të cilët mendohet të jenë vrasës me pagesë. Mësohet se vendi ku u gjet automjeti i cili po survejohej prej policisë është pranë pallatit ku jeton Erion Alibeaj, i cili po gjykohej si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt. Më herët, një grup kriminal kishte planifikuar që t’i vendoste Alibeajt në pallat tritol dhe të hidhej në erë banesa e tij.

HETIMET E POLICISË
Bazuar ne inteligjencën informative, se mbrëmjen e dijshme në Elbasan mund të ndodhte një ngjarje kriminale, shërbimet e Policisë Elbasan kanë ngritur pika kontrolli.

 

Si rezultat i presion të kontrolleve dhe prezencës se Policisë ne terren një drejtues mjeti ka fshehur makinën në një magazine të braktisur dhe është larguar. Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *