• |
ide | kryesore

Lajm i Fundit/ Tirana paralizohet nga trafiku, bllokohet rruga e Elbasanit dhe bulevardi Gjergj Fishta

Lajme, Të fundit



Kush lëviz sot në Tiranë me makinë, në një pjesë të mirë të rrugëve do ta ketë të vështirë për të bërë qoftë pak metra, pasi në kryeqyteti ka një trafik të rënduar në disa rrugë kryesore.

Kështu rruga e Elbasanit nga Filologjiku deri te Pallati i Brigadave është e bllokuar. Po ashtu, edhe bulevardi Gjergj Fishta është i bllokuar nga trafiku duke krijuar një radhë të gjatë makinash.

Duket se shkak për krijimin e një situate të tillë është barë hapja e punimeve për riparimin e rrugëve në kryeqyteti në disa vende njëkohësisht.

Bashkia është duke punuar me asfaltin dhe riparimin e disa rrugëve në Tiranë, por siç duket nuk e ka menduar mirë se nga do të kalojnë automjetet e shumta që qarkullojnë në kryeqytet.

 



1 Comment

  1. Nuk ka vota nga ata private qe zoterojne nje makine. Por nga shtresa katunare qe ka zvrit ne Tirane! Duhet qe ata te shohin se po punohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *