• |
ide | kryesore

Zhgënjehet Juventus, Pogba i është premtuar Barcelonës

Sport



Pas serie A e Premier, do të jetë Liga kampionati që do të mirëpresë Paul Pogba. Gjithcka e programuar nga agjenti i francezit Mino Raiola. Në 2016 ishte shprehur pikërisht me këtë siguri kur negocionte kalimin e mesfushorit nga Juve tek Manchester United: “Tre vjet dhe pastaj në Spanjë”. Kështu në qershorin e ardhshëm Raiola ka ndërmend të mbajë premtimin e tij e ta cojë Pogba me shumë mundësi tek Barcellona.

Konfirmimi vjen nga Manchester Evening News që pretendon qëllimin e prokuratorit të fuqishëm për të kaluar Pogba në klubin katalanas që vazhdon të jetë në kërkim të një mesfushori të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm. Largimin nga Djajtë e Kuq e ka kërkuar vetë mesfushori që ka një raport jo të mirë me teknikun e anglezëve Josè Mourinho. Asgjë për të bërë për Juventus që duke filluar nga vera e kaluar ëndërron të kthente në Torino francezin që u pagëzua si lider në triumfin e Francës së Deschamps në Botërorin e Rusisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *