• |
ide | kryesore

Pas takimit në zyrë, Basha i jep ‘lamtumirën’ Donald Lu-së: PD krenare për miqësinë me SHBA

Lajme, Të fundit
Donald-Lu-Lulzim-Basha-e1462349798940_0.jpg

Ambasadori amerikan Donald Lu ka takuar ditën e sotme kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Lu është duke e përfunduar detyrën e tij si ambasador i SHBA-së në vendit tonë, ndërkohë ditët e fundit ai zhvilluar takime me politikanët më të rëndësishëm ne vend.

Nga ana tjetër, pas takimit me ambasadorin në ikje të SHBA, Donald Lu, vjen një mesazh nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Ky i fundit përmes një postimi në Twitter ka theksuar se PD është krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, ndërsa e cilësoi atë partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Takim lamtumire me ambasadorin Donald Lu dhe mirëseardhje me zv. Ambasadoren Leyla Moses-Ones. PD krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, – shkruan Basha në Twitter.

1 Comment

  1. krenar por te dhjere.

    4 vjet goditje kunder opozites. 0 fjale kunder kanabisit , sistem gjyqesor i shkaterruar deri ne fund

    shqiperia me e mjere sesa para LU.

    te lumte Lu. i ke te renda valixhet ne ikje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu