• |
ide | kryesore

VIDEO / Premier League, Hazard tërheq Chelsea në krye. Fitojnë Manchester City dhe Arsenal

Sport



Ashtu si Liverpool, edhe Chelsea di vetëm të fitojë. Një, dy, tre, katër. Pesë fitore në pesë ndeshje të Premier League për Maurizio Sarri në vitin e tij të parë në ishull. Pas humbjes në Community Shield kundër Manchester City trajneri italian nuk ka gabuar asnjë ndeshje, duke i fituar të gjitha ato që janë luajtur deri tani brendadhe jashtë Stamford Bridge. Tregolësh për një Super Hazard, një prej të cilëve me 11 metërsh. Ylli belg ka finalizuar me sukses asistet e furnizuara nga Giroud, i preferuar ndaj Morata, duke udhëhequr përmbysjen e të zotëve të shtëpisë ndaj Cardif që kishte shënuar golin e parë dhe të vetëm në minutën e 16′. Për golin e katërt të bluve ka menduar  Willian i cili vulosi dhe shifrat e krejt takimit duke konfirmuar Chelsea në krye të renditjes.

Manchester City ka fundosur Fulham (3-0) dhe mbetet dy pikë prapa kreut të tabelës Chelsea dhe Liverpool me nga 15 pikë. Në sezonin e tij të debutimit si baba i ri, Sané që në minutën e 2′ ka hapur serinë e golave, i ndjekur nga finalizimet e David Silva dhe Sterling.

Golat e shënuar nga Granit Xhaka dhe Mesut Özil, dy prej elementeve më të kontestuar të Arsenalit, i kanë dhënë mundësinë Gunners të fitojnë në fushën e Newcastle që preku portën kundërshtare në ekstremet e kohës me Clark.

https://www.youtube.com/watch?v=-pCKEP4vzh0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *