• |
ide | kryesore

Atentati me tre viktima që tronditi Tiranën, jepet pretenca për të pandehurit

Lajme, Të fundit



Jepet pretenca për të pandehurit në gjyqin mbi vrasjen e trefishtë tek bulevardi “Zogu i Parë.” Prokuroria kërkon burg për jetë për Salvatore Letizia, 24 vite burg për Klevi Doçin dhe 34 vjet burg për Markeljan Docin.

Krimi i rëndë ndodhi më 27 maj 2015 dhe nga përplasja me armë mbetën të vrarë Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda ishte arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në Tiranë ishte vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në dhjetor 2014 dhe që kishet vazhduar në Hollandë, në Prill 2015 e, më tej, u shoqërua me ngjarjen për të cilën u akuzuan tre të pandehurit.



1 Comment

  1. Gazetare te ndeuar , ju lutem mundohuni te gjeni nje fjale shqip per termin juridik ‘ pretenca’ . Nuk eshte e veshtire por thjesht duhet ta ULNI PAK PRAPANICEN dhe te beni punen tuaj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *