• |
ide | kryesore

Itali, në pranga 6 shqiptarë dhe 5 italianë për trafik kokaine

Lajme, Të fundit



Policia italiane e qytetit të Leçes ka finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar “Miqtë e mi” i cili ka çuar në arrestimin e 11 personave, 6 shqiptarë e 5 shtetas italianë.

Mes të arrestuarve dhe një person i rëndësishëm i mafias puglieze Sacra Corona Unita.

Gjatë hetimeve të këtij operacioni janë vërtetuar me mijëra shit-blerje doza lëndësh narkotike, kryesisht kokainë.

Ndaj të arrestuarve rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike.

Policia e Leçes  pritet të zbardhë detajet e operacionit në një konferencë për shtyp në orën 10:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *