• |
ide | kryesore

Elita Rudi tregon parapërgatitjet e dasmës (Foto)

Paparazzi, Slider



Mund të duket moderne, por Elita Rudi mesa duket do të realizojë një dasmë tradicionale në Prishtinë. Martesa e papritur e Gjikos dhe Elitës, na ka çuditur të gjithëve, por çifti janë aq të dashuruar dhe nuk mund të presin më gjatë. Një shtatzëni e mundshme e Elitës, mund t’i ketë përshpejtuar paksa gjërat, por gjithsesi është një arsye e bukur nëse Elita vërtet po pret një fëmijë. Elita dje konfirmoi datën e dasmës, më 21 shtator duke treguar ftesën për miqtë dhe familjarët e tyre. Ndërsa, sot moderatorja e njohur na ka treguar pajën e nuses. Për të gjithë ju që mbase e keni harruar çfarë paja e nuses, ua tregojmë ne;

Vajza kur martohet merr me vete dhuratat, punimet e dorës që e ëma, gjyshja apo kushërirat kanë përgatitur për të prej kohësh. Edhe vetë nusja mund të ketë blerë gjëra për shtëpinë e re dhe i ka ruajtur për ditën e dasmës. Elita mesa duket e ka ruajtur këtë traditë, e cila me kalimin e kohës venitet dhe i lë vendin modernes. Dasma me siguri nga të gjasat që po shikojmë në rrjetet sociale do të jetë tradicionale. Gjiko do të shkojë madje me krushq për ta marrë Elitën…

Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë më datë 21 shtator!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *