• |
ide | kryesore

Grabitën me armë të huajt, arrestohet një nga autorët

Lajme



Një 28-vjeçar nga fshati Aliaj në Malësinë e Madhe është vënë në pranga ditën e sotme, pasi akuzohet për vjedhje me dhunë.

Sipas policisë së Shkodrës, 28-vjeçari Albion Shabaj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe, u kanë marrë disa shtetasëve pakistanezë nën kërcënimin e armës 780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine.

Pas hetimit, uniformat blu bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 28-vjeçarit Shabaj, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin shtetasi i arrestuar po transportonte shtetasit e huaj, si dhe po punohet për gjetjen e automjetit tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Vjedhje me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.



1 Comment

  1. Saliu ka dhene urdher incidente kunder turisteve te huaj sa me shume,pastaj del ne fcb dhe te can trapin sikur ky i zbulon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *