• |
ide | kryesore

Kulisat e lobimit mediatik/ Si po mundohet Thaçi të “korruptojë” Berishën

Arkiva, Kryesore, Lajme


Hashim Thaçi ka bërë hap pas në strategjnë e tij për të sulmuar publikisht të gjithë ata që i janë kundërvënë idesë së tij për shkëmbim territoresh me Serbinë. Burime të dorës së parë bëjnë të ditur se ai po kërkon dëshpërimisht një takim me Sali Berishën, që vazhdon ta quajë atë “argatin e Serbisë”.

Fillimisht kundërshtimit të Berishës për ndarjen e Kosovës, në mënyrë absurde, Hashim Thaçi iu përgjigj me një sulm harbut, duke e etiketuar ish kryeministrin si thyerës së embargos me Millosheviqin dhe mik të Arkanit.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Berisha në shtegun e Gjarprit

Berisha godet fort Thaçin: Argat i Serbisë që sot mban flamurin e saj

Por për këtë mori reagime të shumta. Njerëzit që përpunojnë strtegjinë e tij i thanë se ai nuk mund të shtyjë përpara një ide kombëtare, duke hyrë në konflikt me faktorët vendas. Edhe vetë Edi Rama, që qëndron mbrapa negociatave Thaçi- Vuçiç, në emisionin “Open” të Eni Vasilit, deklaroi se megjithëse mendimi i tij për Berishën dihet, deklarata e Thaçit ishin të pavend.

Kjo e ka bërë presidentin e Kosovës të bëjë një kthesë 180 gradë. Ai ka futur në punë të gjitha kanalet e lobimit në Tiranë për të “qetësuar” Sali Berishën dhe për të ulur ndikimin që ai ka në Kosovë, në strukturat e LDK-së dhe në marrëdhëniet e reja që po thurr me Vetëvendosjen.

Këtë rol, përveç të tjerëve e kanë marrë përsipër kryesisht drejtuesit e TV Klan. Të enjten e shkuar në darkën me verë në Padam, pas emisionit “Opinion”, ku ka qenë i ftuar Sali Berisha, ndaj tij është ushtruar një trysni e butë por konstante për t’u takuar me “Hashimin”. Berisha ka mbajtur të njëjtin qëndrim që ka shfaqur edhe publikisht duke thënë se nuk bisedon me “argatët e Beogradit” dhe lobistët e Tv Klan nuk kanë arritur t’ia dalin.

Pak a shumë këtë refuzim e ka konfirmuar edhe një shkrim i “Syri.net”, i cili i merr informacionet nga vetë Berisha “dorë e parë”.

“Presidenti i Kosovës besohet se i ka luajtur të gjitha kartat për të blerë në mospëlqimin e ish Kryeministri të Shqipërisë, të paktën heshtjen e tij. Ne mungesë të refuzimit për të ngjitur ashensorin e 24-katëshit që të dërgon në zyrën e Sali Berishës për Hashim Thaçin, ky i fundit ka bërë çmos që qoftë edhe për disa minuta në zyrën e Doktorit në katin 14, të mund të futej avokati i tij përjetshëm mediatik, Baton Haxhiu”, shkruhej në një shkrim të djeshëm të Syrit.

Baton Haxhiu: Loja personale e Berishës dhe Albin Kurtit me kufijtë e Kosovës

Pra, me gjithë përpjekjet dhe lobimin e pronarëve të fuqishëm mediatikë, Hashim Thaçi nuk po mundet t’i ndalojë, as efektet e arrogancës së deklaratave të tij të para dhe aq më pak krijimin e një koalicioni shqiptaro- shqiptar, kundër ndarjes së Kosovës, që mbështetet edhe nga kanalet diplomatike gjermano- britanike.

©Lapsi.al


4 Comments

  1. dmth ceshtja e kosoves, ka ngel ne dore te sandrit ( te fala sandrit) dhe tek baton haxhiu ?? se harrum uturak fevziun.

    dmth ju te lapsit qenkeni tu e mbajt lart rolin e gazetareve opinioniste per ceshtjen kombetare, shkurt iu pelqen qe te dukeni te rendesishem edhe pse tangencial totalisht.

    me ngel fati i kosoves ne dor te sander frangajt , hajde mendoje kete normalisht!!!!

    1. Te drejte ke ti po ja qe ne dore te Sandrit e te Mero Bazes jemi u be 20 vjet. Katundare, spiune, kegena pushtetesh, hajdute , pazarexhinj te ndyre po ata na kane ne dore. Dhe aty te katundaria e komplekset e dhunimit qe u ka bere padashje qytetaria , aty buron mynxyra e tyre per te zezen e ketij vendi. Plehu na eshte bere faktor ne kete vend qysh be 44. Prandaj nuk behet ky vend. Aq te madh e ka mllefin Sandri sa po investon perdite qe TV i tij te jete helm per publikun. Injorance, dhune, bythelepirje, pervesitet, llum. Kjo eshte panorama qe po prodhon me entuziasrm Sandri per ta budallallepsur perfundimisht kete popull. Rama eshte vetem nje koné e trembur e tyre, ashtu sic ka qene tere jeten e tij – kelysh i te forteve. Keshtu qe – PO. Ne dore te Sandrit e te Meros eshte ky komb. Fat i zi por nuk eshte hera e pare.

  2. u nenen majko,milo,braqe,ruqi,dokle,milena harito,kumbaro etj serb qe negjmija permes mutit te saj rama i ka ngritur ne detyrea si tito ne te 41 popoviq,mugosha,enver.robt ju ka qir stalini prandaj jen kaq krymba.

  3. Sipas syri.net gjermania dhe britania jane ne dore te saliut per zgjidhjen e kufijve ne kosove,cimi nipi i antarit te KQ te PPSH nuk le rast e lodhet per ti bere lapidar njeriut qe i ka bere demin me te madh kosoves qe eshte saliu,cimi mundohet ti mbushe mendjen publikut.cim komunisti i vogel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *