• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shihni si kërcënohen deputetët e opozitës nga kryeinspektori i Ramës. Çfarë e lidh Fatmir Metën me vrasjen e Azem Hajdarit

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së, Lulzim Basha denoncoi sot në mbrëmje kërcënimin që iu bë deputetëve të opozitës, Agron Shehaj dhe Nadire Meçorapaj, sot në Jalë teksa po zhvillohej aksioni për prishjen e ndërtimeve. Lapsi.al ka siguruar një video ekskluzive të këtij momenti. Sipas Bashës, kryeinspektori i IKMT-së, Fatmir Meta, është një person me të shkuar kriminale. Lideri i opozitës e lidhi emrin e Fatmir Metës me vrasjen e Azem Hajdarit dhe ngjarje të tjera kriminale që ndodhën në Tropojë.

“Për ata që nuk e njohin se janë të rinj ose për ata që e kanë harruar historinë e 20 vjetëve më parë, Fatmir Meta është ish-shefi i komisariatit te Tropojes ne periudhen me te erret.  Me makinen e shefit te komisariatit te Tropojes Fatmir Meta, banda udhetoi me 12 shtator 1998 per ne Tirane dhe i beri atentat heroit të demokracise Azem Hajdari. Po atë natë, me makinen e shefit te tyre Fatmir Meta, banda e veshur me uniformen e policise u kthye ne Tropoje e pandaluar nga askush. Nen pergjegjesine e plote te Fatnir Metes, komisariati i Tropojes veshi nen uniforme banden e Haklajve qe terrorizuan te gjithe veriun e Shqiperise. Gjate kesaj periudhe ne territorin ku drejtonte rendin dhe sigurine publike se bashku me banden, u vodh 3 here banka e kursimeve te Tropojes dhe u vrane 86 qytetare, nje prej te cileve oficer i Policise se Shtetit, brenda ambienteve te komisariatit. Te gjitha me autor banden e Haklajve”, tha Basha.

Fatmir Meta u emërua në krye të komisariatit të Tropojës pasi shërbeu si anëtar i bandës së Zani Çaushit. Që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, bashkëpunëtori në vrasjen e Azem Hajdarit, i shërben bandës së Edi Ramës”, theksoi kreu i opozitës.

Basha më tej tha se do bëjë kallëzim ndaj Fatmir Metës, ndërsa paralajmëroi Edi Ramën se “një fije floku po iu prek çdo deputeti apo përfaqësuesi të opozitës nga banditi yt Fatmir Meta apo banditët e tjerë që ke lëshuar si zagarë në të gjithë Shqipërinë, përgjegjësinë do ta mbash ti dhe vetëm ti Edi Rama me kokën tënde”.

©LAPSI.al 



4 Comments

  1. qelbesira rama kukull e kriminelve,e qijn ne goj ilir meta e monika me ngjala,doshi,roshi e frroket me palla.per nji gram kokain rama ta shet krejt gjinin.

  2. Po ky luli u tregua me kulture gjate komunikimit me gazetaret nuk i la gje pa thene vajzes qe ajo po bente pyetje normale,ky luli eshte i kulturuar cfare i ndodhi te gjorit.dhe ju te lapsit pse e censuruat kete incident apo eshte Luli

  3. Shko more humbameno, si i paemer rilindas i qelbur, e mos kerko llogari se c;beri Luli, e ctha Luli, por shih gangsteret e dukur e te pa dukur( ne mos qofsh edhe ti), se si e kane katandisur kete popull, e pushtet, e pastaj hidhu ne sulm si debatikas, a si guerilas se vetem kete menyre sulmi keni si hajdute qe jeni me damke therrisni,,, kapeni hajdutin. Per gjynahet tuaja nuk ka uje detrash tu lajne, si me te shkuaren por edhe me te sotemen.

  4. Luli ka ne kurriz kater bij nenash te vrare me duar ne xhepa se keshtu kishte qef saliu babai shpirteror i lulit dhe i juaji xixa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *