• |
ide | kryesore

Bllokohen mbi 4 mijë paketa kontrabandë dhe 4 milionë lekë, dy të arrestuar

Lajme, Të fundit



Një sasi prej 4100 copë paketa cigaresh dhe një shumë e konsiderueshme parash prej më shumë se 4 milionë lekësh, janë sekuestruar nga policia gjatë një operacioni të koduar “Ndjekja”.

Në pranga përfunduan dy persona, Fatmir Bishanaku, 49 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër dhe Xhevahir Likaj, 26 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Muriqan Shkodër.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. P, 32 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë.

Sipas policisë, “këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm në fushën e Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë”.

Policia sqaron se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 4249 000 lekë të vjetra

– 400 euro

– automjet i markës “Mercedez Benz”

– 4100 paketa

– 2 aparate celular

Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të mësipërm.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *