• |
ide | kryesore

Champions/ Për të mundur Young Boys, Mourinho frymëzohet nga … Federer

Sport



Jose Mourinho ka gjetur një burim frymëzimi të pazakontë, për të bërë skuadrën e tij të fitojë. Tekniku portugez po i provon të gjitha për ta kthyer Manchester United në rrugën e sukseseve e këtë herë është inspiruar nga tenisti Federer për të mundur Young Boys.

Nëse Roger Federer ka fituar në të gjithë tipet e fushave të tenisit, përse nuk mund ta bëjë edhe Manchester United? Eshtë kjo pyetja që Josè Mourinho i ka bërë gazetarëve përpara ndeshjes së Champions në transfertën në fushë sintetike, që nuk i pëlqen fare Special One.

“Nuk jemi mësuar të luajmë në fushë sintetike, e dimë që është shumë ndryshe në krahasim me atë natyrale, por nuk dua justifikime. Zvicra është atdheu i një prej tenistëve më të mirë të të gjitha kohërave, që është mësuar të fitojë në të gjitha terrenet e kështu duhet të bëjmë edhe ne” ka deklaruar Mourinho që prêt nga skuadra të kalojë këtë pengesë, pas fillimit të vështirë të kampionatit në angli me dy humbje në 5 takime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *