• |
ide | kryesore

Ministri gjerman nxjerr pas tre muajsh në Tiranë gënjeshtrën e Ramës (video)

Arkiva, Kryesore

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka vërtetuar sërish një rregull që përsëritet në mënyrë ciklike. E vërteta mbytet për një farë kohe nga propaganda e rilindjes, që ka në dispozicion edhe mediat e mëdha, por si gjithmonë ajo del në shesh. Ashtu sikurse ka ndodhur me avionët e drogës, me hashashin, me kriminelët e parlamentit dhe koncesionin e Vilmës, po ashtu ka ndodhur edhe me lojën e kungulleshkave, u hapëm apo s’u hapën negociatat, pas mbledhjes së krerëve të BE në fund të qershorit në Luksemburg.

Kush e kthen dot filmin dy muaj më parë do të kujtojë se Rama bërti fitore: negociatat u hapën, Shqipëria mori datën e fillimit të bisedimeve fundit e dhjetrotit 2019. Madje ai shkoi edhe më tej, organizoi një show propagandistik dekorimi me katër ambasadorët shqiptarë në Berlin, Paris, Hagë dhe Bruksel për të treguar se synimi qe arritur. Ai madje fshikulloi “opozitën esadiste” që thoshte se ky ishte një dështim dhe gazetarët e kazanit, që i kujtonin se po gënjente shqiptarët duke shitur një dështim për një sukses.

Lexo më poshtë qendrimet e Lapsi.al për temën:

Armand Shkullaku: Festa e Ramës si dasëm pa nuse

Andi Bushati: Rama nuk arriti të hapë negociatat, por ia doli të shmangë turpërimin

Pas qershorit të vjetshëm kampet u ndanë në dysh: Ata që thoshin se nëse nuk zbatoheshin kushtet, negociatat nuk hapeshin as pas 18 muajsh dhe atyre që pretendonin se në fund të 2019, ato ishin të hapura automatikisht.

Por nuk u mbushën as tre muaj dhe sot ministri  i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, këmbënguli ta nxirrte live gënjeshtrën.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, kryediplomati gjerman u shpreh qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit

Ai u shpreh se kriteret janë të ditura dhe të qarta për vendin tonë. Po ashtu ai tha se duhen bërë hapa në reforma që të binden edhe ata që janë skeptikë për bisedimet për anëtarësim.

“Në qershor të këtij viti u mor një vendim orientues sa i përket fillimit të mundshëm të bisedimeve të anëtarësimit  me Shqipërinë duke nisur prej 2019. Është një vendim që tregon vlerësim për reformat që janë marrë vitet e fundit në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare të BE kanë bërë të qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit. Kriteret për këtë janë të ditura dhe të qarta. Duhet të ekzistojnë hapa për rezultate të tjera sa i përket reformave në mënyrë të tillë që të mund të bindim edhe të gjithë ata që janë disi skeptikë sa i përket këtij procesi. Bëhet fjalë më së shumti për konsolidimin e shtetit ligjor apo pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Jam tepër optimist që do ecim përpara në këtë rrugë”, tha Maas(Video poshtë)

Kjo pra është e vërteta, që falë një qeverie gënjeshtare dhe mediave të kapura prej saj, shqiptarëve u duhet pak kohë që ta mësojnë të plotë.

©Lapsi.al

6 Comments

  1. Tashti me , edhe shurdhi, memeci e qorri e dine se kjo qeveri ,,,erdhi me genjeshtra ,, e me ato do shkoi nga na erdhi per mos tu kthyer me kurre me bemat e saj mashtruse e bandite. Me qe u njohen, e po injohin, tashti populli do dije tu tregoi rrugen pushtueseve te brendshem per ti shporrur.

  2. Tashti me , edhe shurdhi, memeci e qorri e dine se kjo qeveri ,,,erdhi me genjeshtra ,, e me ato do shkoi nga na erdhi per mos tu kthyer me kurre me bemat e saj mashtruse e bandite. Me qe u njohen, e po injohin, tashti populli do dije tu tregoi rrugen pushtueseve te brendshem per ti shporrur.

  3. Ore problemi nuk qendron te genjeshtrat e mesuesit te zhgarravines por cdo bejme per te dale nga kjo situate pasi dhe Lulja e vyshkur e PD nuk ka garanci

  4. Indetifikimi i nje ideologjie politike,me Termin e shenjte”Rilindje”,eshte fillimi i nje mashtrimi te madh.
    Imagjinoni idealistet e rilindjes lidhur me llumin e shoqerise.Qeveria Rama e filloi me mashtrim,po ashtu
    do ta mbaroi.Paturpesia e Rames arriti deri aty sa te shpifi per politikanin gjerman Gunther Krichbaum,
    shpifje te cilat i mohoi ne Gjermani.Kur gjermanet i treguan se lajmet kan dale nga portalet qe zoterohen
    nga e ish Ministri Saimir Tahiri, Endri Fuga dhe Erion Veliaj,mashtruesi Rama vazhdonte ta mohonte,duke
    thene genjeshter,genjeshter….fakt qe indinjoi politikanet gjermane,te cilet u larguan.Kjo pasoi edhe me
    mospranimin e fteses se Rames per darke nga politikanet gjermane,Kjo ishte teper poshtruese.Nuk besoj
    se mund ti kete ndodhur ndonje Kryeministri tjeter.

  5. Ore Bushati, ne qytetaret dhe dime ndonje gjuhe te huaj dhe lajmin e vertet e marrim ne kohe reale kur jemi te interesuar. Keshtu qe e kemi ditur qe sjane hapur negociatat dhe se ketu media heshte kur qeveria genjente. Heshti media dhe kur erdhi kryeministri bullgar qe tha troc se ne samitin e sofies do vendoset qe shqiperia te mbushet me afrikane, dhe se kjo do realizohet gjate samitit te vjenes. Gjithmone keni heshtur ju te mediave, edhe per marrveshjen e detit, edhe per pakicat, etj etj. Ose sdini gjuhe te huaja qe ti merrni lajmet e verteta ne kohe reale, ose rilindasit ja u kane mbushur gojen me lek qe mbajn era koorupsion e droge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu