• |
ide | kryesore

Rihanna së shpejti një politikane në Barbados

Paparazzi, Slider



Rihanna duket se e dashuron punën dhe thjesht vazhdon të shtojë më shumë punë për veten e saj.

Jo vetëm që ajo është një këngëtare, aktore dhe kreu i markës Fenty, e cila përfshin kozmetikë dhe të brendshme, por tani ylli është emëruar “Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë” në vendlindjen e saj, në Barbados.

Sipas një deklarate nga Zyra e Informacionit e Qeverisë Barbados, pozicioni i jep asaj përgjegjësinë specifike për promovimin e arsimit, turizmit dhe investimeve për ishullin.

Superylli u bë një nga ambasadorët kulturorë të Barbados në vitin 2008, duke bërë punë promocionale për ministrinë e saj të turizmit. Por titulli i saj i ri vjen me përgjegjësi të zgjeruara.

“Fuqiplotë” është definuar si një person, veçanërisht një diplomat me fuqinë e plotë të veprimeve të pavarura në emër të qeverisë së tyre, zakonisht në një vend të huaj.

Kryeministrja e Barbados Mia Amor Mottley deklaroi se qeveria e saj u nderua që ishte në gjendje t’i jepte titullin një Barbadiane të shquar e cila ka kontribuar ndjeshëm në ngritjen e profilit të ishullit në të gjithë botën.

“Rihanna ka një dashuri të thellë për këtë vend dhe kjo është reflektuar në filantropinë e saj, veçanërisht në fushat e shëndetësisë dhe arsimit”- tha Mottley.

“Ajo gjithashtu ka demonstruar, përtej suksesit të saj si një ikonë pop, një ndjesi të madhe krijuese dhe zgjuarsi në biznes. Prandaj është e përshtatshme që ne të angazhohemi dhe ta fuqizojmë atë për të luajtur një rol më definues ndërsa punojmë për të transformuar Barbados” – shtoi kryeministrja.

Këngëtarja tha në një deklaratë se ajo nuk mund të ishte më krenare që mori një titull të tillë prestigjoz në vendin e origjinës.

“Çdo Barbadian do të duhet të luajë rolin e tij në këtë përpjekje të tanishme. Unë jam e gatshme dhe e emocionuar për të marrë përgjegjësinë”- tha Rihanna.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *