• |
ide | kryesore

Kukësi, varësinë nga Reginaldo e “shëron” Shameti

F1, Sport



Kukësi mban nën presion kreun me një fitore të vështirë, por të merituar kundër Kamzës. Tekniku Armando Cungu e kishte parashikuar deklikate sfidën me Klodian Duron, skuadra u përgjigj në fushë me mënyrën e lojës, por nuk mund të varet gjithnjë nga golat e Reginaldos. Mozambikasi e ka marrë përsipër skuadrën veri-lindore që kur kë mbërritur tek blutë: 5 ndeshje dhe katër gola në Superiore, përfshirë sfidën e sotme.

Shumë mundësi të shpërdoruara nga Uilliam e Ethemi, por për fat mendon kapiteni Ylli Shameti të shënonte golin vendimtar të ndeshje: “Goli më kënaq personalisht, por kur vjen me 3 pikë, akoma më mirë, tha Shameti pas ndeshjes. – Jemi mirë, por duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi të gjitha skuadrat janë të vështira për t’u mundur”.

Ajo që shqetëson Cungun është varësia para portës nga Reginaldo. Jo gjithnjë ndeshjet do ti zgjidhë ai dhe në këtë pjesë për teknikun dicka duhet të ndryshojë.

“Patëm raste për të shënuar në pjesën e parë, edhe në të dytën, nuk na falet t’i humbim gjithë ato raste, u ankua Cungu. – Gjithsesi, rëndësi kanë pikët e marra”.

Kamza luajti me kurajo por nuk mjafton kundër nënkampionëve për të marrë rezultat. Pas triumfit në debutim vjen edhe humbja e parë për Klodian Duron.

Me 10 pikë Kukësi i bashkohet Partizanit në vendin e dytë, ndërsa tashmë Skënderbeu ka dy skuadra që e rrezikojnë, sidomos pas barazimit në Korcë me Tiranën. Mbetet me 6 pikë Kamza, që në Loro Borici tregoi karakter, duke luajtur si e barabartë me kundërshtarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *