• |
ide | kryesore

Topi i Artë/ Këto janë çmimet e shtuara, nga ky vit, në mbrëmjen gala

Sport



Takimi me Topin e Artë është i rezervuar për në 3 dhjetor, por disa të reja janë konfirmuar që tani. Do të rriten cmimet e dorëzuara në mbrëmjen gala: një cmim për futbollisten më të mirë e një për lojtarin më të mirë Under 21. Topi i Artë rinovohet dhe pas dy muajsh e gjysmë do të mësojmë se cili është fituesi i edicionit të 63, por një gjë është e sigurtë që ecuria në Botëror do të ketë influencë.

Dy do të jenë cmimet e rinj që do të dorëzohen këtë vit në mbrëmjen gala: një Topi i Artë për femra e Kopa Trophy për lojtarin më të mirë të ri. Lajmin e ka bërë të ditur France Football, organizator i trofeut. Finalistët për këto tre cmime do të zbulohen të hënën në 8 tetor.

Futbollistja më e mirë e vitit do të zgjidhet në bazë të votave të gazetarëve, ashtu si për meshkujt.

Fituesi i Trofeut Kopa do të përcaktohet nga 33 fituesit e Topit të Artë që jetojnë ende “mes të cilëve Denis Law, Franz Beckenbauer, Michel Platini, Jean-Pierre Papin, Marco Van Basten, Zinedine Zidane, Messi e Cristiano Ronaldo”. Francezi Kylian Mbappé, shënues në finalen e kupës së Botës vetëm 19 vjec, duket favoriti i madh për këtë cmim ndërkombëtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *