• |
ide | kryesore

Si dukeshin vite më parë Ledri, Stine, Lyrical Son dhe Dafina

Paparazzi, Slider



Sot janë 4 nga këngëtarët më të famshëm shqiptar, që ndër vite kanë lënë pas hite që i kujtojmë me nostalgji. Stine, Ledri Vula, Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son duket se kanë miq të mirë dhe kanë mbështetur njëri –tjetrin në hapat e parë të karrierës.

Këtë na e ka treguar Stine përmes një fotoje të postuar në Instastory me kolegët e tij dhe shkruan: “Kur ishim të vegjël”. Mesa duket kjo ka qënë periudha kur Stine sa kishte hequr gërshetat, Ledri ishte pjesë e Skills, Lyrical Son nuk kishte famën e sotme dhe Dafina nuk ishte kaq seksi dhe idhull i shumë vajzave shqiptare.Megjithatë duket se 4 yjet e muzikës shqiptare nuk kanë ndryshuar shumë veçse janë rritur dhe i’u është shtuar suksesi dhe fama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *