• |
ide | kryesore

Dëshmi tronditëse nga oficeri i policisë: Djali i deputetit të PS-së rrëmbeu dhe përdhunoi një vajzë në Krujë. Dosja u mbyll me ndërhyrjen e Taulant Ballës (VIDEO)

Lajme, Të fundit

Ish-oficeri i policisë gjyqësore dhe nënkomisari Emiliano Nuhu, të mërkurën, në një intervistë ekskluzive për gazetarin investigativ Basir Çollaku transmetuar në “Shijak Televizion” ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me shtetasen Xhensila Maloku. Nënkomisari ka treguar se e reja është rrëmbyer dhe kërcënuar me armë nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Në momentin që ka dashur të bëjë kallzim në polici, oficerët nuk ia kanë pranuar, pasi është njoftuar deputeti i PS-së së bashku me të birin dhe e në sy të oficerëve e kanë nxjerrë nga komisariati ku e ka kërcënuar duke i vënë pistoletën në bark për të mos folur.

“Djali i deputetit te PS, Rrahman Rrahja e ka rrëmber Xhensila Malokun, e ka goditur, e ka djegë me cigare. I ka vënë pistoletën në vende të ndryshme të trupit, vajzës i ka rënë të fikët. Deputeti Taulant Balla ka ndërhyrë tek shefi i policisë Fushë Krujë, e tek kryebashkiaku”, thotë ish-oficeri Nuhu.

“Vajza Xhensila Maloku ka ardhur tek Komisariati numër 6 në Tiranë e ka bërë denoncim. Por këtu ka ardhë deputeti Rrahman Rraja, djali i tij, vëllaiu i tij, Rexhep Rrahja. Ata kanë hyrë në komisariat dhe kanë marrë vajzën nga zyra dhe e kanë nxjerrë jashtë. Këtu shtetasi Rexhep Rrahja e ka fut Xhensila Malokun në makinë dhe i ka thënë që mos bëj denoncim se ne morëm fund, por unë do të vras. I ka vënë pistoletën TT në bark dhe e ka kërcënu. Aty është tërheq, por më pas janë bërë denoncime në komisariatin numër 3”, -tha ai.

8 Comments

  1. Napoleon Bonaparti do shkruante me pas,per deshtimin e tij ne Rusi:-Un mund ta pushtoja Rusine nese
    do te zbatoja reformat e Rrevolucionit francez per fshataret tejskaj te shtypur rus,qe urrenin pa fund
    zoterinjte e tyre mizore,por und nuk doja ta fitoja Rusine me shtresen me vulgare te shoqerise se saj!!!
    Imagjino,Napoleon Bonaparti nuk ishte dakord te sundonte nje popull huaj me ndihmen e shtreses
    “vulgare”,ndersa Edvin Rama,mashtroi me premtime,mblodhi te gjith llumin e shoqerise shqiptare
    rreth vetes,per te sunduar popullin e tij!!!Huazoi edhe termin hyjnore Rilindje,per te llustruar sa me
    shume poshtersine e tij!
    Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Taulant Balla…..Edi Rama,Erion Veliaj

    1. Nuk ke çfarë të replikosh, veç dua të shtoj se ky qëndrim ofrues ndaj elementit jo të arsimuar të shoqërisë është tipar i të gjithë spektrit politik pa përjashtim, por edvini e ngriti në sistem të qelbësirave.

      Për politikën e rëndësishme ishte numri i votave, sasia dhe jo cilësia e atyre që i ofronte në politikë, derisa ndodhi që njerëzit e arsimuar, profesionistë u lodhën duke mbetur minorancë dhe u zevëndësuan gradualisht me militantë injorantë gjysëm të arsimuar e dembelë.

      Kulmi ishte rilindja, por më duket se edhe Basha në fillim ndoqi këtë model, por që shpresoj të ndryshojë, ashtu si bëri Berisha para zgjedhjeve të 2005 kur rimblodhi ish të larguarit nga P:D.

      1. Popullizmi është një mënyrë cinike për të luajtur me zemërimin e një mase amorfe qe e përkëdhelin me emrin popull qe jo rralle është përdorur për te hequr qafe elitën”uzurpatore”.
        Shkaku është urrejtja e përjetshme dhe zilia ndaj talentit..Mentor Petrela
        Një prej neurokirurgu më të njohur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, Mentor Petrela ka reaguar në lidhje me përfshirjen e emrit të tij në ‘listën e zezë’ të publikuar nga kryeministri, sipas të cilit vetë qytetarët kishin përzgjedhur mes 101 zyrtarëve që kishin eksperienca negative me ta dhe abuzues në detyrë.Doktor Petrela duke përdorur shprehje të filozofëve të ndryshëm, në një reagim për ‘panorama on line’ kujton edhe historinë e familjes në ’44 ku heq një paralele edhe me ‘gjyqin’që iu bë nga skuadra e Facebook-ut të Ramës.
        Reagimi i Dr. Petreles
        Popullizmi është një mënyrë cinike për të luajtur me zemërimin e një mase amorfe qe e përkëdhelin me emrin popull qe jo rralle është përdorur për te hequr qafe elitën”uzurpatore”.
        Shkaku është urrejtja e përjetshme dhe zilia ndaj talentit. Për të evituar gomarllëkun me të cilin ky populizem ushqehet me mjetet e sotme të komunikimit influencuar dhe nga “Bota është e sheshtë” e Thomas Friedman i kam refuzuar këto mjete.
        Sot e gjej vehtën i korruptuar. “virgo et incorrupta “paradoks i skuadronit FB. Volteri në letrën drejtuar d’Alembert 18 korrik 1766 shkruan”…barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë, nesër ajo do të na therrë kur t’i vijë qejfi madje juridikisht”
        Ne historinë e familjes pas ardhjes së komunisteve në ’44 gjyshërit, klasa e përmbysur e përjetuan me etiketa të varura në qafë “gjakpirës të popullit” me pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, kështu qe kjo e sotmja me duket lule.
        Ajo që me shqetësoi është mentaliteti i skuadronit i Saint Just” Mbreti duhet të gjykohet si armik”.
        Jetojmë në demokraci, disa “realiste” janë pjesa me antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebës, harrojnë se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracinë e shtetit e përkufizon “përlindshi i ftohtë”.
        Skuadra FB kurrë nuk do tw ketë shansin te dëgjoje korin e se vërtetës qe I drejtohet Eteoklit ne Shtate kundër Tebes “Ti nuk do te quhesh një i poshtër sepse jetove me arritje”.

  2. Flini gjume shqipetare e shqipetare, shpejt do ju vijne ne shtepite tuaja tu rrembejne dhe perdhunojne femijet, dhe sdo mund te beni asgje e as ka per tju degjuar kush nese nuk reagoni per çdo te ri e femije shqipetar qe dhunohet nga krimi me mbeshtetje shteterore

  3. astrit ,bert,e disa te pa emer ,juve rama ju ka ber jo si femer por lop e dele,qelbe e pisa si keta rilindesa.me qen dhjerje stalini si rama e deputetet e tij e mos me qen pervers nuk shkon.

  4. Nuk keni pare gje akoma!!!

    Perdite nga nje mynxyre!

    Ky model pervers rilindas nuk pyet per te majte apo te djathte . vetem ata qe jane ne pushtet apo te dhunshem jane pjese e modelit. Tw tjeret viktima ose viktima ne pritje . Pavaresisht 600 mije votuan per kete model pervers. Nuk e di sa u dhembin te ndenjurat sot por ketyre 600 mijeve tu dhembin ne palce qe te votojne prape. Dhimbja durohet. Pas ca kohe mesohesh.

  5. Nje verejtje z-Zigur Qarri ne koment ku ke permendur emra -Po si ke harruar ministrin e brendshem dhe te fundit te sistemit komunist Gramoz Rucin ku ne kohen e trazicionit u vrane bij nenashper tradheti ndaj atdheut dhe u groposen ne malin me GROPA.

    1. Ke te drejte.Tek Tema e kam permedur shpesh here Gramoz Ruçin ,si ish Minister i
      diktatures dhe pergjegjes per vrasjen e kater personave me 2 Prill 1991 ne Shkoder.
      Me te fresket e ke tek Tema,me 18.9.2018,tek shkrimi me titull:
      “A do të ketë Vetting edhe për ish-spiunët e Sigurimit në PD Zoti Basha”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu