• |
ide | kryesore

Dëshmia rrënqethëse/ Djali i deputetit të PS përdhunonte vajzën. Si u kërcënua polici që mori denoncimin

Arkiva, Kryesore



Djali i deputetit socialist të Krujës, Rahman Rahja që përdhunon një vajzë, e rrëmben me forcën e armës, e fut në makinë e shpie në hotel e djeg me cigare, e shemb në dru dhe më në fund kryen marëdhënie seksuale me të. Një zinxhir komisariatesh policie që nuk e marrin denoncimin nga frika e deputetit. Pastaj më në fund gjendet një polic, ai që sot rrëfen ngjarjen që pranon ta ndjekë çështjen. Por kur ai thotë se do ta arrestojë Rahjën, në zyrën e tij ia behin deputeti dhe shefi i tij Taulant Balla. Në sy të tyre polici kërcënohet me armë brenda rajonit. Pak muaj më pas ai transferohet dhe detyrohet të heqi dorë nga kjo çështje.

Ky është pak a shumë denoncimi që ka bërë sot në Shijak TV, në një intervistë me Basir Çollakun, oficeri i policisë Emiliano Nuhu. Tregimi i tij është rrënqethës. Një vajzë e përdhunuar, e mbetur jetime që prej ’97, që dergjet më kot dyerve të policisë të Tiranës dhe Krujës dhe askush që nuk merr denomcimin. Dy deputetë socialist dhe kryebashkiku i Krujës që bëjnë tifozin kur i vetmi polic që pranon ta ndjekë dosjen kërcënohet në zyrën e tij me armë. Dhe në fund çështja që varroset nga policia dhe nuk ndiqet nga prokuroria mbetet në heshtje. Deri sa oficeri i policisë Emiliano Nuhu transferohet.

I gjithë ky rrëfim, nuk duket një montazh i zakonshëm politik. Në të jepet emiri i vajzës së përdhunuar disa herë me radhë. Jepet emri i Rexhep Rahjës djalit të deputetit që mbante armë pa leje rrëmbente dhe dhunonte sistematikisht vajzën. Oficeri i policisë disponon dosjen e kallëzimit të saj dhe gjithë kronologjinë se si ka ndodhur krimi makabër.

©Lapsi.al

Pjesët më tronditëse të rrëfimit

“Rexhep Rahja e ka futur te makina e tij die duke e goditur me grushta, duke e kërcënuar me armë zjarri. Më pas e ka çuar aty pranë tek një hotel që quhet hotel Boçi…”

“Rexhep Rahja e ka goditur përsëri gjatë kohës që ka qenë brenda në hotel me grushta, e ka djegur me cigare në pjesë të ndryshme, në kofshë, në pjesë të ndryshme të trupit. E ka goditur në pjesën e kokës me qytën e pistoletës gjatë kohës që ka qenë në ambientet e hotelit dhe të gjitha këto që ka kallzuar kjo shtetase janë vërtetuar nga këqyrja fizike që është bërë”.

“Gjatë kohës që kanë qenë në hotel, ky shtetas ka mbushur pistoletën dhe ja ka vënë në pjesë të ndryshme të trupit shtetases Xhensila Maloku duke thënë që do të vras tani në qoftë se ti nuk ben marrëdhënie seksuale me mua. Nga dhuna që i është ushtruar kësaj shtetase i ka rënë të fikët”.

“Xhensila Maloku jeton vetëm më mamanë, babanë ja kanë vrarë në ‘97 dhe kjo ka qenë shkaku i keqtratimit në mënyrë të vazhdueshme nga këta persona”.

“Vëllai i deputetit, shtetasi Xhelal Rahja më tha: Nuk del i gjallë nga zyra nëqoftëse ti arreston nipin tim. Unë i gjendur në këto kushte i thash kam marrë urdhër nga prokurorja ta arrestoj në të kundërt shkoj unë në burg. Me të thënë këto fjalë ai është irrituar jashtë mase. Xhelali e ka kapur nipin për krahu dhe i ka thënë dil përjashta. Në këtë moment unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë prit të flas me prokuroren dhe pastaj mere dhe nxirre përjashta.

Në këto momente ka nxjerrë një pistoletë dhe ma ka vënë në kokë dhe më ka thënë hiqi duart dhe s’do flasësh me asnjë njeri në telefon dhe këto gjëra do të mbeten vetëm këtu në zyrë përkundrazi do të zhduk. Kjo ndodhi në prani të vëllait të tij, deputetit Taulant Balla, dhe kryetarit të bashkisë, dhe këta me ironi I kanë thënë: “hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djali i mirë ai nuk i bën ato gabime”.

“Një nga arsyet është që me transferimin tim bëhesh e mundar ndërprerja e dosjes numër 372 që është në ngarkim të djalit të deputetit Rahman Rrahja i cili quhet Rexhep Rrahja. Duke më transferuar mua ndërpriteshin hetimet dhe i mundësonte atij për prishjen e provave”.



18 Comments

  1. Ky ishte ai shteti qe na thoshte Andi ta votojme para 6 vjetesh? Me te tille shtet duhej ta nderronim shtetin e Berishes?

  2. Nuk na ngeli maskarallik pa pare e degjuar . Ti besh nje mut te madh ketij vendi horrash si qershia mbi torte .

  3. Mjafton vetem ky rast,qe peversi Taulant Balla te denohet.
    Por,PD-ja bën lufte asimetrike,ne vend qe te perqendrohet
    ne nje çështje e ti nxjerri fundin.Afro 5 Muaj nga audiopergjimi
    i Agron Xhafajt,dhe akoma asnje pergjigje nga ekspertiza!!!
    Ne kesisoj çështjesh duhet radikalizohet PD-ja,deri sa ta
    fitoje,dhe jo fillo njeren pa mbaruar tjetren.Kjo lufte politike
    te demoralizon,humb besimin tek perkrahesit.

  4. Kur plas droga sheshit kur kriminalizohet policia me 36 njesite e saj.kur bandat bejne ligjin te tilla xhevahire e kane porten hapur.
    Mos te rencin per pjese o popull pellazg i pagdhendur

    1. Ishalla të ndodhtë ty ajo që i ka ndodhur asaj vajze.

      Ju jeni mnstra më keq se isis.

    1. O ti me pseudonimin pa emer rrobt tu qifshin o kurv njeri o te vdekshin ter njerzit qe ke ne shpi o pidh rropsh .po ku je fahehur o Edi Rama o zgjeps

  5. Basri Collaku prej puke na erdhi ne Tirane na u be me bekimin e saliut drejtor I ATSh per dy vjet dhe punen qe dinte te bente me mire ishte si te vidhte para nga cdo blerje qe beheshin per institucionin,ky eshte basriu,kam punuar me te

    1. E paska hak nje denoncim ne dege apo fleterrufe ne qender te punes! Edhe kur ju mbyt pislleku dhe maskaralleku prape gjeni kurajon te merreni me biografira. Te uroj vetem t’i shijosh personalisht “frytet” e rilindjes qe mbroke me aq zell. Dele te de-natyruara nga propaganda…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *