• |
ide | kryesore

Rama dhe Majko, kunja njëri-tjetrit përpara të rinjve të FRESSH

Lajme, Të fundit



Në aktivitetin e organizuar të mërkurën nga Partia Socialiste në Tiranë për fushatën e anëtarësimeve të reja nuk munguan batutat nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko. Ishte kreu i qeverisë që e ftoi Majkon të ndante disa karta anëtarësie, por ministri nuk e kurseu batutën.

“Unë s’jam shumë i mirë me këto (kartat) se atyre që ia kam dhënë unë, janë zënë me këtë (tregon me gisht Ramën) dhe janë larguar nga Partia Socialiste. Ndërsa për sa i përket moshës, ky (Rama) është më i ri se unë” – tha Majko.

“Do vijë dita që do jetë Pandi më i ri, se Pandi ashtu ka qenë ashtu është dhe ashtu do mbetet. Unë ndryshe kam qenë, ndryshe jam e ndryshe po bëhem” – tha Rama. Kujtojmë që mes Ramës dhe Majkos pati një përplasje të fortë në votimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, ku ministri u largua nga salla pasi nuk pranoi të votonte “pro”. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Gjithmone te PS ka nje Pand apo nje Erion qe gjoja bejne gam-gam, po nga Partia as ikin, as kane bythe te denoncojne, e as te konkurojne per kreun(aq me keq).
    Na i kurseni keto teatro, Lapsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *