• |
ide | kryesore

Zjarri në Finiq, shkrumbohen 12 hektarë ullinj e pemë frutore

Lajme, Të fundit



Rreth 12 hektarë ullinj dhe pemë të tjera frutore janë shkrumbuar nga zjarri në fshatin Mesopotam në Finiq. Mësohet se zjarri ra mbrëmë gjatë natës, ndërsa ai shkrumboi një sipërfaqe të madhe toke.

Konkretisht nga zjarri përllogariten dëme të mëdha, nga këto afërsisht 3 dynim me ullinj të rinj, 2 ha me shegë, rreth 10 ha tokë pyll (shkurre të uleta) si dhe një shtëpi e vjetër e pabanuar.

News 24 raporton se për shkak të përmasave të mëdha që mori zjarri në vendngjarje shkuan zjarrfikëset e Finiqit, Sarandës dhe Delvinës, ndërsa për shuarjen e flakëve erdhën në ndihmë edhe banorët e zonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *