• |
ide | kryesore

Shpërndante drogë afër shkollave 9-vjeçare në Tiranë, pranga të riut

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka sekuestruar 32 doza me kannabis, ndërsa në pranga ka rënë Leonard Doka. Burime zyrtare thanë se 22-vjeçari akuzohet se shpërndante drogë në përreth shkollave të Tiranës.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet “Shigjeta”, në kuadër të planit të masave të hartuar nga D.V.P. Tiranë për identifikimin, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shesin apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike përreth ambienteve të shkollave të kryeqytetit, kanë ushtuar kontrolle gjatë të cilave u arrestua në flagrancë të shtetasi :

– Leonard Doka, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi :

– M. B., 21 vjeç, banues në Tiranë.

 Për shtetasin Leonard Doka, disponohej informacion se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit (Ali Dem”, “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”), dhe në momentin që ky shtetas është konstatuar së bashku me shtetasin M. B., nga shërbimet e Policisë iu është ushtruar kontroll fizik, ku shtetasit Leonard Doka i janë gjetur 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu në ambientin përreth shkollës “Qemal Stafa”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit A. B., 24 vjeç iu gjetën dhe skuestruan 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, ky shtetas u procedua në gjëndje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotke”.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale :

– 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve L. D., A. B., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit M.B.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *