• |
ide | kryesore

Akuzat e përdhunimit: Ronaldo denoncon Der Spiegel

Sport



“Reportazhi i Spiegel është ilegal”: me këto fjalë fillon komunikata e avokatit gjerman të Ronaldos, Christian Schertz, shpërndarë sot për të denoncuar “ndërhyrjen e papranueshme në privatësinë” e futbollistit nga ana e të përjavshmes gjermane, që ka publikuar një reportazh të ri në lidhje me akuzat e supozuara për përdhunim që u lëshuan mbi sulmuesin nga një grua amerikane, fakt që i takon vitit 2009. Gruaja që më parë ishte anonime ka dalë hapur: quhet Kathryn Mayorga. Vetëm se për këtë reportazh Der Spiegel është denoncuar nga avokati i CR7.

Cështja u përfol vitin e kaluar, kur Football Leaks, ndërkombëtarja që tenton të nxjerrë në publik punët e pista të futbollit, e kishte akuzuar CR7 për dhunë seksuale. Fakti i takon 13 qershorit 2009 e sipas dosierit ka ndodhur në Las Vegas, në verën që shënoi kalimin e portugezit nga Manchester Utd tek Real Madrid: CR7 thuhet se ka patur raport seksual me gruan kundër dëshirës së saj, e më pas ka paguar për ta mbyllur cështjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *