• |
ide | kryesore

Prangosen dy policë në Rinas, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

Lajme, Të fundit



Dy punonjës të policisë, me shërbim në komisariatin e Rinasit, janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ndalimi i shtetasve Almir Doda, 42 vjeç, dhe Edmond Llaçini, 34 vjeç, të dy nga Tirana, u krye në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës

Sipas SHÇBA, arrestimi u krye pas një hetimi disamujor me metoda speciale, pasi dy efektivët e policisë dyshoheshin se ishin përfshirë në veprimtari antiligjore, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar persona të ndryshëm për kalimin e kufirit, në kundërshtim me procedurat ligjore.

Për të dy efektivët e policisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”. Akuzat e ngritura ndaj tyre janë “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, ndërsa hetimet për rastin po vijojnë.



4 Comments

  1. Ky arestim tregon se po krijohet shtet edhe qe jemi ne rruge te duhur, pavaresishte ketu flasin me shume militante se njerez te thjeshte, por arestimi i 2 policeve nuk eshte se u zhduk korupsioni, ka shume edhe shume akoma per te bere

  2. dy komentet me siper i ka shkrujt koqeministri psikopat. po nuk besoni putni Mero Gelbzen .bythelepires “dinjitoz”

    1. cfare thua o kopoce te qifte saliu ne bythe edhe Luli ne goje, ne hollandisht Lul perkethehet Kar edhe luli juaj nje kar me zile eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *