• |
ide | kryesore

Video/ Strakosha me përgjegjësi në humbjen e derbit, Roma ringrihet përballë Lazios

F1, Sport, Video



Derbi i Romës ishte spektakolar si gjithnjë, por në fund triumfoi Roma, pikërisht në momentin më delikat për teknikun Di Francesco. Në katër ditë, verdhekuqtë morën dy fitore që e kanë qetësuar shumë ambjentin, por sidomos triumfi në derbi sinjalizon rikthimin e Romës.

Katër fitore radhazi nuk i mjaftuan Lazios “shqiptare” të dominojë qytetin, e ndër përgjegjësit e humbjes është edhe portieri Thomas Strakosha. Një dalje e pamenduar i dha mundësinë e shënimit të golit të parë Romës.

Nuk është se portieri ishte deciziv në humbje, sepse shumë më keq bëri Fazio, e megjithatë shtatlarti e korigjoi veten në fund, por jo më parë se të drithëronte teknikun në pankinë, kur pa katastrofën e lojtarit të tij.

Nuk mund të mungonte goli i ish-it në një derbi. Ndër tre golat e pësuar, ai i Kolarov ka dëshpëruar më shumë se të gjithë tifozët e Lazios. Strakosha ka mundur vetëm ta shohë trajektoren e serbit, ashtu si edhe golin e fundit të Fazios.

Roma fitoi derbin dhe shkon në 11 pikë, vetëm një pas bardhekaltërve. Ringjitja ka nisur dhe Di Francesco tani mund të punojë qetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *