• |
ide | kryesore

Zbulohet e-maili/ Emiljano Nuhu: Çfarë i shkrova drejtorit të Policisë për kërcënimin tim

Lajme, Të fundit



Ish oficeri Emiljano Nuhu thotë për ngjarjen e datës 21 korrik, se ai i është drejtuar me një e-mail zyrtar drejtorit të përgjithshëm të Policisë si edhe ministrit të Brendshëm, ku i kërkon mbështetje e mbrojtje për shkak të kërcënimeve të marra. Në e-mail Nuhu thotë se nuk e ka përmendur emrin e deputetit socialist Taulant Balla, pasi siç thotë, i druhej ndonjë hakmarrjeje të mundshme.

Nisida Tufa: Z. Nuhu unë dua ti rikthemi përsëri datës 21. Pasi ndodhi ajo që ju pretendoni, me kë folët për këtë gjë? Për deputetin Taulant Balla, për kërcënimin që keni marrë?

Emiljano Nuhu: Fola me drejtuesin tim të komisariatit dhe prokuroren e gatshme me këta dy persona kam komunikuar atë ditë. Më pas në datën 3 gusht kam vënë në dijeni drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe ministrin e brendshëm për problemin dhe në datën 14  përsëri e kam vënë në dijeni me email po asnjë reagim nuk ndodhi nga këto institucione. Pse si përmend zv/drejtoresha në deklaratën e saj dy emailet që unë i kam nisur drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe ministrin e brendshëm?

Nisida Tufa: Pra ky email ekziston?

Emiljano Nuhu: E mail është nisur nga email zyrtar i policisë së shtetit dhe ekziston.

Nisida Tufa: Janë dy emaile tuaja?

Emiljano Nuhu: Po që unë i kam kërkaur ndihmë drejtorit të përgjithshëm për kërcënimin që më është bërë.

Nisida Tufa: Tek ky email ju e përmendni deputetin Taulant Balla?

Emiljano Nuhu: Jo nuk e përmend deputetin Taulant Balla në e mail për shkak të hakmarrjes që do bënin ata ndaj meje po ta kisha përmendur.

Nisida Tufa: Pra ju emrin e deputetit socialist Taulant Balla për herë të parë e përmendni vetëm publikisht kur vendosët të flisni.

Emiljano Nuhu: Po nuk kisha guximin dhe besim që mund ti përmendja duke qenë në Shqipëri, për shkak të njerëzve që përfaqësojnë dhe fuqinë që kanë me pushtetin

Nisida Tufa: Po në email cilët emra përmendët?

Emiljano Nuhu: Në email i kam treguar rastin dhe kërcënimin që më është bërë nga shtetasit në datën 30 korrik të 2018 dhe ngjarjes se si ka ndodhur me hollësi ca përfaqësonin njerëzit që më kërcënuan dhe rrezikshmërinë e tyre.  Dhe për shkak të këtij problemi drejtori i përgjithshëm duhet minimalisht të më kishte thirrur dhe të më kishte pyetur si qëndron problemi dhe pastaj ta vlerësonte kisha nevojë unë për ndihmë, për mbështetje për mbrojtje, ose s’kisha. Por drejtori i përgjithshëm as këtë gjë minimale nuk e bëri për të më pyetur si qëndron e vërteta.

Nisida Tufa: Pra në vija të përgjithshme me aq sa kujtoni, cfarë përmbajtje kishte ky email.

Emiljano Nuhu: Disa reshta nga ky email: Z.Drejtor i Përgjithshëm kërkoj mbështetjen tuaj pasi unë në këtë vend ndihem i kërcënuar për shkak të dosjes hetimore që unë po vazhdoj hetimin dhe për shkak të kërcënimeve që më janë bërë në mënyrë të njëpasnjeshme nga shtetasit që kam përmendur. Dhe kërkoj të merrni masa në mënyrë ligjore për të më mbrojtur.

Nisida Tufa: Po përgjigje a morët?

Emiljano Nuhu:  Jo nuk mora asnjë lloj përgjigje, as me email zyrtar, as më mori njeri në telefon për të më pyetur si qëndron e vërteta. Një neglizhencë totale ndaj strukturave të policisë së shtetit ndaj meje

Nisida Tufa: Dhe kjo ju bëri që ju të largoheni. Të merrni vendim që të largoheni pas kësaj?

Emiljano Nuhu: Vendimin e kam marrë në datën 12 shtator pasi mora një informacion që duan të më vrisnin dhe ky ishte vendimi që nuk mund të rrija dot më në atë vend.

Nisida Tufa: Edhe një herë cfarë informacioni morët ?

Emiljano Nuhu: Informacioni i datës 12 ishte deputeti i Krujës kishte porositur ekzekutimin tim te një personazh shumë i njohur në atë zonë që ai e mbështet politikisht.

News24 dhe Balkanweb kanë mundur të sigurojnë e-mailin që ish oficeri Emiljano Nuhu i ka dërguar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë si edhe ministrit të Brendshëm në lidhje me kërcënimet e marra. Në e mailin i cili mban datën 14 gusht, Nuhu shkruan se është kërcënuar nga Ramanzan Rraja, djali i deputetit të PS, nga Xhelal Rraja, vëllai i deputetit si edhe nga Redjan Rraja, të gjithë shkruan ai me precedentë penale.

Image



3 Comments

  1. Tmerr.Ku e ka sjelle drogaxhiu Shtetin shqiptare!
    Opozita duhet ta padisi qeverine shqiptare ne Gjykatën ndërkombëtare e Hagës,
    ose te organizohet per ta larguar me dhune,sepse Shteti i se drejtes ka vdekur me
    koh,mafia e”rilindjes” e ka marre peng.

  2. Po ti ke ”vepruar” gabim-more nen komisar mos i drejoheshe drejtorit te pergjithshem per kercenimet por -portalit-Shqiperia -qe dhjesin-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *