• |
ide | kryesore

Publikohet video e vrasjes së reperit XXXtentacion (Video)

F1, Paparazzi



Tre muaj më parë reperi 21-vjeçar XXXtentacion u qëllua për vdekje në makinën e tij. Ngjarja ndodhi në mes të ditës ku disa persona të maskuar kanë tentuar ti vjedhin një shumë të konsiderueshme parashë dhe varsen që kishte në qafë. Në momentin që reperi ka bërë rezistencë ato kanë shkrepur pistoletën dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të vdekur në vend 21-vjeçarin. Kamerat e sigurisë të një lokali përballë kanë rregjistruar të gjithë skenën e krimit dhe është publikuar për herë të parë në sallën e gjyqit në praninë e 4 të akuzuarve. Në video shihet reperi duke hyrë në një dyqan motorrash, ndërkohë që dy persona janë në ndjekje të tij deri tek ndërtesa. Pas pak makina e xxxtentacion ndalohet nga personat e armatosur dhe në përplasje e sipër ata e kanë goditur me armë. “TMZ” raporton se një nga të dyshuarit është futur në makinë para se të largoheshin nga vendngjarja duke marë me vete një çantë Louis Vuitton dhe para me vlerë 50,000 mijë dollarë.

https://youtu.be/N7h6ckecGeI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *