• |
ide | kryesore

Tetori i pazakontë, pak shira dhe jo acar

Lajme, Të fundit



Nëse zgjoheni në mëngjes dhe shikoni nga dritarja, mos u shqetësoni. Meteorologët thonë se moti gjatë muajit tetor do të jetë me vranësira, por shiu nuk do të mbizotërojë.

Sipas parashikimeve gjithë muaji tetor do të jetë me temperatura 3-4 gradë më të larta se norma. Do të kemi mëngjese disi më të ngrohta, ndërkohë vlera maksimale nuk do të kenë ndryshime të mëdha.

Temperaturat maksimale do të jenë diku 27- 28 gradë. Kushtet atmosferike të paqëndrueshme dalin në dukje që këtë javë të parë të tetorit.

Nga e mërkura deri të enjten do të ketë reshje lokale, për tu rikthyer sërish ditën e fundit të javës. Megjithatë një gjë është e sigurt, sipas meteorologëve i ftohti ende është larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *