• |
ide | kryesore

Atentat në mes të Tiranës/ Plagoset Ervis Martinaj, vritet miku i tij i ngushtë (FOTO)

Kryesore, Lajme



Një i vrarë dhe 2 të plagosur. Ky është bilanci i një ngjarje të rëndë sot në ish-Bllok të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet e kësaj zone. Forca të shumta të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.

Mësohet se një nga të plagosurit është Ervis Martinaj, (në foto) një emër i përmendur edhe më herët për problemet me drejtësinë.

Image result for ervis martinaj

Të njëjtat burime thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën. Ai është akuzuar si bashkëpunëtor në një vrasje të ndodhur në Linzë, por edhe në disa raste të tjera. Martinaj ka qenë oficer policie, por u largua pas operacionit të policisë kundër lojërave të fatit. Lapsi.al meson se i plagosuri tjeter eshte Redi Popesku, edhe ky jashte rrezikut per jeten.

Në përditësim….

Image result for ervis martinaj

Reagimi i policisë

Informacion Paraprak

Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. 

https://video.syri.net/upload/videos/2018/10/cLU4N2pXiatuCmSfWxOX_04_87f8207eb88098797c1471880b93f1dc_video_360p_converted.mp4



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *