• |
ide | kryesore

‘Lulzim Basha ta provojë në votime’, Kryemadhi: Kjo është logjika e Ramës dhe bandave të tij

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka vijuar me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverinë e tij. Gjatë një takimi në Përrenjas, Kryemadhi komentoi deklaratën e Rexhep Rrajës teksa po dilte nga Gjykata. Djali i deputetit tha se ‘do të shihemi në votime’. Këtë logjikë tha Kryemadhi e ka ndërtuar Edi Rama.

“Sot qytetarët për të zgjidhur një hall duhet t’i drejtohen bandave, ashtu si rasti në Nikël. Vajza denoncoi tre herë në polici e prokurori dhe pasi u zbulua nga nën oficeri, kryeministri tha se ‘do te ndjekim këmba këmba mor horr’. Nëse vajza ka gënjyer pse djali i deputetit është në burg? Kryeministri është i qetë kur krimi mbulohet dhe shqetësohet kur denoncohet. Ne nuk kemi më kohë të presim që ky kryeministër të ndryshojë, sepse nuk mund të ndryshojë, është koka e meduzës së krimit të organizuar që ka emrin e Edi Ramës. Rraja kërcënoi nga gjykata ‘do të shihemi në votime’, kjo është logjika që ky kryeministër ka ndërtuar në funksion të bandave e krimit. Rama mendoi se do frikësoje opozitën e qytetarët e deri diku i ka ecur. Ka me qindra raste si Xhisiela Malokut, që sot nuk kanë autor”, tha Kryemadhi.



2 Comments

  1. Mos u fusni ne zhjedhje. Kur keni kaq frik. Mire e tha as ju shau as ju kercenoi ju sfidoi. Po kur e dini qe nuk keni nr per te fituar, nje eshte zgjidhja. Mos u fusni ne zgjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *