• |
ide | kryesore

Arrestohet doganieri, 1 vit më parë u kallëzua si pjesë e fushatës së PS

Lajme, Të fundit



Një doganier, punonjës në Doganën e Tiranës, është arrestuar sot me akuzën për korrupsion pasi i ka marrë një shumë eurosh një shoferi nga Maqedonia për ta lejuar të dilte nga Dogana.

Zyrtarisht Policia e Tiranës bën me dije se arrestoi në flagrancë shtetasin Adriatik Hamza, 41 vjeç, banues në Tiranë (Doganier në pikën Doganore Tiranë).

Ky shtetas duke shfrytëzuar atributet që i jep posti i ka kërkuar dhe marrë një shumë në euro shtetasit V. Ç., 54 vjeç, (shofer i një subjekti në Strugë) për ta lejuar të dilte nga territori doganor.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e përfituar në mënyrë të kundraligjshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Ky emër nuk është I panjohur për opinionin public.

Rreth 15 muaj më parë, Ministria e Financave, e cila drejtohej nga ministrja teknike e propozuar nga PD, Helga Vukaj, kishte kallëzuar në Prokurori doganierin Adriatik Hamza, pasi ky I fundit ishte përfshirë në mënyrë active dhe të drejtpërdrejtë në fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë në kundërshtim flagrant me ligjin.

Pas denoncimit të ministres teknike Helga Vukaj, prokuroria e mbylli çështjen për doganierin Adriatik Hamza pasi fotot që gjeti Vukaj në shkelje ishin të një fushate më të hershme dhe ai ka vazhduar të jetë pjesë e administratës doganore deri ditën e sotme kur u arrestua për korrupsion.



8 Comments

  1. ridhjeres dhe mos te jet bastard,kokpalare,bythqir,hajn,perdhunues,prostitut,shizofren nuk shkon.rama i qelbet,xhafa i kalbur,sajmir qori i dhjer,coftira baba taku me kalbesiren balla tjeter gje nuk dijn.

  2. E po ku ka ze, s;eshte pa gje…na doli dhe nje hajdut tjeterm nga keta te ndereshmit e rilindjes se qelbesirave. Mbase ky eshte nje thermijez para oligarkeve qe ka per rreth kallemi. Presim,,, se po u shqyhen xhepat, e po u dalin lakrat.

  3. E po ku ka ze, s;eshte pa gje…na doli dhe nje hajdut tjeterm nga keta te ndereshmit e rilindjes se qelbesirave. Mbase ky eshte nje thermijez para oligarkeve qe ka per rreth kallemi. Presim,,, se po u shqyhen xhepat, e po u dalin lakrat.

  4. Sa koqe qe jeni.pse nuk thoni qe qeveria edhe policia nuk bejne dallime por zbatojne ligjin?
    Mesohuni te kuptoni se sote ka shtet

    1. Jo, ne po themi se per kete qe ka 6 vite qe vjedh nuk ka shtet se ishte militant i PS, ka shtet per ate qe kishte lidhur elektrikun se kishte femijen semure…KOQE

  5. Shteti i qelbesirave, qe kapin mizen, e luanet i lene te shqyejne tere vendin. Mos na fol me fjalorin e mashtruesit, se po duken edhe rezultatet e premtimeve, dhe mashtrimeve te psikopatit, qe te behet shtet duhen institucionet e drejtesise te pa varura, qe ky i ka shkrire deri sa te gjeje tullat e tije per ta bere ate shtetit qe ka premtuar. Kete e ka arritur se sot jemi ne diktaturen e tije e qebaceve rilindas qe nuk jane zgjuar akoma per te bere shtet te se drejtes, por jane zvarranike, qe i shkojne pas diktatorit psikopat.

  6. Ai -stan-ate bulmet ka-hajdute ,kriminele,perdhunues,grabites ,trafikante dhe policia nga syte e opinionit eshte e detyruar ti arrestojne se ka aq shume sa ti marresh me -Skrep-nga keta funurina te Ridhjerjes qe ne gjak kane hadjdutllekun ,imoralitetin ,krimin,trafikun.etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *