• |
ide | kryesore

Çështja ‘Xhisiela’/ PD, Strazimiri: Pse hesht Rama për përmbajtjen e pamjeve të 21 korrikut

Lajme, Të fundit
gent_strazimiri.jpg

Në një dalje për mediet këtë të shtunë, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që t’i tregojë publikut se çfarë tregojnë kamerat e Komisariatit të Fushë Krujës, për ngjarjet e ndodhura më 21 korrik.


Kjo datë ka të bëjë me denoncimin e nënkomisar Emiljano Nuhut, në kërkim të azilit politik jashtë vendit, i cili ka akuzuar deputetët Taulant Balla dhe Rrahman Rraja se ka qenë të pranishëm në komisariat, kur ai është kërcënuar me armë në kokë për të liruar Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist të Krujës.


Deputeti demokrat pyet ndër të tjera se “çfarë po e detyron Ramën që të bëjë rolin e memecit dhe të mos flasë për filmimet në Komisariatin e Fushë Krujës, ku ndodhen të instaluara të paktën 8 kamera”.

“Edi Rama vazhdon të heshtë, sepse nuk guxon të thotë të vërtetën e pranisë së Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës në Policinë e Fushë Krujës më 21 korrik. Në këto 11 ditë, makineria e tij e propagandës shpiku 4 alibi për Taulant Ballën, që nga përurimet, deri te dalja për peshk ditën e 21 korrikut, por pengut të krimit Edi Rama ia ka mbyllur gojën një pyetje fare e thjeshtë: Çfarë tregojnë kamerat e Stacionit të Policisë së Fushë Krujës? Pse hesht Edi Rama prej 11 ditësh për përmbajtjen e pamjeve të 21 korrikut, që tregojnë kush ka hyrë e kush ka dalë nga zyrën e oficerit të policisë Emiljano Nuhu? Kush po e detyron kryeministrin tonë gojështhurur të bëjë rolin e memecit?”, pyet deputeti Strazimiri.

8 Comments

  1. Te na dale kaqoli i qeverise, per ngjarjen e fushe krujes kerkohet, e ti lere alibite e akrobacite politike se i ka dale kallai.Te shohin njerezit vertetesine e incizimit te kamerave dhe ata qe kane qene. Pse e paskan kaq te veshtire? Atehere cdo deponim i ish n” komisarit jane mese te verteta, e poshtersia qendron tek keta pushtetare qe ky maskara i perdor per qellime ogurzeza. Mjere ky popull nga kuash drejtohet, e mjere, se cka perpara per te vuajtur nga ky katil, pooooor nese e durojne.

  2. Te na dale kaqoli i qeverise, per ngjarjen e fushe krujes kerkohet, e ti lere alibite e akrobacite politike se i ka dale kallai.Te shohin njerezit vertetesine e incizimit te kamerave dhe ata qe kane qene. Pse e paskan kaq te veshtire? Atehere cdo deponim i ish n” komisarit jane mese te verteta, e poshtersia qendron tek keta pushtetare qe ky maskara i perdor per qellime ogurzeza. Mjere ky popull nga kuash drejtohet, e mjere, se cka perpara per te vuajtur nga ky katil, pooooor nese e durojne.

  3. po perse kerceni si majmunet pas bananes o opizikare te ketij portali ti qe nje here shkruan me J dhe nje here me I PAEMER, por qe ne te vertete je STALINI.

    Do dalin ne drite cfare kane regjistruar kamerat , mos u merzit.. Keto deklarata jane me shume diversjone te PDs per te marre vesh se kush po merret me analizimin e kamerave, sepse sic duket spiunet e PDs ne kete proces hetimor jane ‘ anashkaluar’ me shume zgjuarsi nga prokuroria. Dhe keta fillojne te trazojne ujrat per se mos rreshqet ndonje detaj nga prokuroria.

    1. diversion o krymb qenefi po ta kishte rama me te drejt do ti bente expertiz me byth qysh diten e minuten e par,por ja qe ka 12 dit dhe laj e laj me byth kamerat por prap rraj e ball po i dalin.lereni babale pa babale kriminelet geron mut xhafa e rrahman kak rraja jan ne burg si kriminel.
      me babale pa babale kriminelet e rames po dalin ne drit si ngjala e metes qe hengri rama fare.

  4. O skiftera blu me tanga mavi doli babalja duroni dhe per babalen 2 pastaj babale 3 me muhon dhe pastaj hyni ne zgjedhje dhe fitojini ato mbani lulin kryetar ju merni rrogen dhe bjerini me dore dhe cirruni rrofte saliu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu