• |
ide | kryesore

Video/ Kishte një vit që Inter nuk e bënte këtë…

Sport, Video



Inter kalon në Ferrara, duke marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat e shkon tashmë në kuotën e 16 pikëve, në vendin e tretë pas Juventus e Napoli. Ai që vendos ndeshjen kundër Spal është Mauro Icardi, me dy gola: në të 14 dhe në minutën e 78, duke fshirë kështu barazimin provizoir të Paloschi.

Me këtë dygolësh, Mauro Icardi (103 gola) ka arritur Christian Vieri në vendin e shtatë të shënuesve më të mirë zikaltër të të gjitha kohërave në Serie A. Fondamental kapiteni, aktiv në 18 gola në 19 ndeshjet e fundit të Inter në të gjitha kompeticionet (16 gola e dy asist).

Një arritje kjo e zikaltërve, me katër fitore radhazi në Serie A, që i mungonte Inter që nga shtatori i 2017. Skuadra e Spallettit është skuadra që ka shënuar më shumë në 15 minutat e fundit të lojës në këtë kampionat (6 gola). Pa harruar se asnjë skuadër nuk ka shënuar më tepër se zikaltrit nga krosimet gjatë këtij kampionati.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *