• |
ide | kryesore

Ed Sheeran lë pas Adele me shifrat e tij

Paparazzi, Slider



Pak muaj më parë u zbulua se Ed Sheeran kishte lënë pas këngëtaren tjetër Adele, si muzikanti më i paguar në botë. Së fundmi sipas disa llogaritjeve del se Ed Sheeran fiton 75 mijë paund në ditë dhe se vitin e kaluar ka fituar 27 milion paund. Këngëtari është vetëm 27 vjeç dhe ka arritur të mposhtë edhe Adele, që prej kohësh mbahej si një ndër këngëtaret më të preferuara dhe të paguara. Gjatë fundjavës kompania e këngëtarit publikoi të dhënat e tij financiare. Sipas tyre thuhej se kishte një qarkullim vjetor prej 36 milion paund dhe fitim bruto 27 milion paund. Kjo do të thotë se këngëtari i hitit “Perfect” fiton 75 mijë paund në ditë dhe 3.125 paund në orë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *