• |
ide | kryesore

Parlamenti Europian pa datë për negociatat e Shqipërisë: Do hapen vetëm kur të përmbushë kushtet

Lajme, Të fundit

Me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim, Parlamenti Evropian miratoi të martën raportin për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Në raport thuhet se PE ka mirëpritur progresin e Shqipërisë, por eurodeputetët kanë ngritur si shqetësim nivelin e korrupsionit dhe mungesën e efikasitetit në drejtësi.

Në diskutime janë përmendur disa çështje të nxehta si negociatat me Greqinë, veçanërisht respektimin e të drejtave të pakicave në vendin tonë por edhe ndërtimet e Hidrocentraleve në disa lumenj në vendin tonë.

Parlamenti Europian është shprehur i prerë në qëndrimin e tij, se negociatat për anëtarësimin do të hapen kur Shqipëria të përmbushë kushtet e nevojshme, e jo në ndonjë datë të caktuar. Raporti i PE-së konfirmon deklaratën e pak ditëve më parë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, i cili u shpreh se nuk ka një datë të saktë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

3 Comments

  1. qe i bie kur te vdes edhe zaho me ket popull debil,kujtoni ju se evropjanet jan ne zor per rraja,rosha,dosha,rama e balla ose per ber e gr qe mu..t te negjmijes i thon mjalt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu