• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë në koncertin e Lil Wayne, ndërprehet performanca (Foto)

Paparazzi, Slider



Performanca e Lil Wayne në Festivalin A3C në Atlanta është ndërprerë, pasi që dikush nga publiku ka thënë se ka dëgjuar të shtëna me armë. Kjo gjë ka nxitur panik te të pranishmit, të cilët janë përpjekur që të largohen nga hapësira ku është mbajtur koncerti – bën të ditur “The Guardian”.

Nga paniku i krijuar janë lënduar 12 njerëz, disa nga përplasja me njëri-tjetrit, kurse të tjerët duke i kaluar gardhet. Në njoftimin e policisë së Atlantas thuhet se nuk është gjetur asnjë armë në vendin e ngjarjes. Lil Wayne ka thënë se shpreson që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by #A3C18 (@a3cfestival) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *