• |
ide | kryesore

Durrës, arrestohet trafikanti me tre emra

Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit në bashkëpunim me “shqiponjat” e FNSH ka arrestuar shtetasin Ferdinand Tare, i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge dhe krijimin e një organizate kriminale nga shteti italian. 53 vjeçari mësohet se ka qenë i dënuar me 8 vite burgim nga drejtësia italiane në qytetin e Barit. Tare kishte dhe dy identitete të tjera, Ferdinand Luka si dhe Alfred Daja.

“Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, më datë 05.10.2018, pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”, parashikuar nga neni 73, 74 etj të Kodit Penal Italian.“, thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

  1. po ti kishte pasur 5 ose me shum emra do te ishte deputet ose kryebashkiaak i rames.pse bre trullan nuk i vure edhe 3 emra tjer po ngele me tre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *