• |
ide | kryesore

Video/ Murriqi dhe Kololli bëjnë të madhe Kosovën

Sport, Video



Barazimi i papritur i Maltës, në ndeshjen e luajtur në Fadil Vokrri ka zgjuar Kosovën, që është rikthyer në avantazh me Murriqin dhe e ka siguruar me golin e dytë të Kolollit.

Murriqi ka realizuar në minutën e 68, duke bërë që të shpërthejë stadiumi. Sulmuesi lëviz mirë brenda zonës dhe me të majtën mposht portierin.

Kololli në minutën e 81 ka vënë në siguri rezultatin, duke përfituar edhe nga dalja me karton të kuq të Mifsud, që e la Maltën me 10 lojtarë në 20 minutat e fundit të lojës.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/4b/4bkG.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *