• |
ide | kryesore

Avokati i “Babales”: Ekstradimi i Veliut, më i rëndë se rasti i gylenistëve

Lajme, Të fundit



Avokati i Albert Veliut në Kosovë, Tom Gashi ka publikuar faksimilet e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Prishtinës, që vendosi këtë të premte ti kthejë lirinë Albert Veliut.

 

Vendimi

Në vendimin e gjykatës së Prishtinës që mban firmën e gjyqtarit Alltën Murselli, sqarohet se përfaqësuesi i akuzës, prokurori Hivzi Bajraktari ka kërkuar masën e sigurimit personal arrest me burg për Veliun me qëllim ekstradimin në Shqipëri, në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritet shqiptare, që e akuzojnë për veprat penale kallëzim të rremë në bashkëpunim dhe kalim i paligjshëm i kufirit.

Vetë Veliu, sipas dokumentit, ka kundërshtuar masën e kërkuar nga organi i akuzës duke thënë se ka kërkuar azil në Kosovë pasi në Shqipëri i rrezikohet jeta. Argument, ky që u përmend edhe nga avokati.

Avokati Tom Gashi, në mbrojtën e tij, ka thënë ndër të tjera se, nëse klienti i tij mbahet në burg, ky do të ishte “skandali më i madh juridik pas skandalit të mëhershëm të paprecedent”, të dëbimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova në Turqi, ngjarje e ndodhur disa muaj më parë.

“Prokuroria ende nuk ka përpiluar apo nuk ka dorëzuar një kërkesë për procedurë të ekstradimit, që i bie që kërkon ekstradimin e klientit për veprime eventuale të cilat mund ti ndërmarrë në të ardhmen, me qëllim të drejtë, pa mëdyshje, ky më pak sa tepër specifike të kërkohet paraburgimi i tij personi që ka kërkuar azil politik në Kosovë që nga Maji i këtij viti dhe të cilit i është dhënë strehim – i është lëshuar certifikata e statusit të azilkërkuesit, dhe deri sa institucionet kompetente të departamentit për shtetësi dhe emigrim të vendosin, lidhur me dhënin e azilit apo jo, paraburgimit eventual i Albert Veliut mund të konsiderohet si skandali më i madh juridik pas skandalit të mëhershëm paprecedent të dëbimit të gjashtë shtetasve turq në Turqi pa kurrfarë procedure ligjore”.



4 Comments

    1. Po pse qenke hidhëruar kaq shumë që gjykata e Kosovës e ka liruar babalen nga burgu o këlysh i enverit ?. Albert Velija e ka kryer dënimin për trafik droge e gjithë faji i tij është se ka denoncuar vëllanë e ministrit të mbrendshëm, që ndonëse ka qenë kapo i grupit mafioz të trafikut e ndonëse është dënuar nga gjykata italiane me 17 vjet burg, nuk kishte bërë as 17 minuta burg në Itali e në Shqipëri.
      Ky është krimi i “shpifjes” për të cilin i bie gjoksit Rama se do ta gjobisë.
      Nuk i mjaftuan Ramës miliardat e eurove që ka vjelë nga trafiku i drogës, e tani kërkon që të marë para duke gjobitur të gjithë ata që denoncojnë trafikantët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *