• |
ide | kryesore

Manchester City, presidenti pranon: “Ne u përpoqëm ta merrnim Messin”

Sport



Duke folur gjatë një konference në Emiratet e Bashkuara Arabe, presidenti i Manchester City, Khaldoon al Mubarak, pranoi se kishte provuar goditjen e shekullit, të blinte Leo Messin: “Është e vërtetë, ne gjithashtu i kërkuam Guardiolës që ta bindte atë të pranonte ofertën tonë. Ne i ofruam atij trefishin e saj që ai fiton aktualisht te Barcelona, për fat të keq ai gjithmonë ka thënë jo”.

City është përpjekur të bindë argjentinasin me gati 130 milionë në sezon, krahasuar me 43 që merr në Katalonje. Paraja nuk është gjithçka në jetë, veçanërisht nëse fitoni një mal me para, ndaj dhe “Pleshti” i tha “jo” shifrës stratosferike që i vendosën në pjatë qytetarët. Nga ana tjetër, Barcelona është shtëpia e tij, çdo vit ekipi lufton për të fituar çdo trofe dhe fenomeni argjentinas nuk është kurrë i ngopur me suksese dhe rekorde.

Një mision i pamundur që konfirmon atë që u tha nga Guardiola që kur erdhi në Manchester në korrik 2016. “Nuk do ta marrim, më vjen keq. Do ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *