• |
ide | kryesore

Salianji ironizon Taulant Ballën: Të gjitha paratë që kemi, për riedukimin e PS-së!

Lajme, Të fundit



Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar me ironi ndaj padisë që ka ngritur ndaj tij për shpifje, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Unë që “ i dhashë” Alizotit 200.000 Euro, për Ballën 10 milionë lek janë hiç. Të gjtha paratë që kemi të shkojnë për fondet e riedukimit, të ndihmojmë PS nga shoket e krimit!  Sapo ka filluar! Të fala departamentit të shpifesave!” 

Debati mes tyre ka lindur për çështjen e audiopërgjimit të Agron Xhafajt dhe videot me dëshmitarin Fred Alizoti, që rrodhën pas tij.

Ky reagim i ka shkuar Ballës me të njëjtën monedhë, pasi ai më herët njoftoi në Fb se çdo akuzë nga opozita do ta padiste në gjykatës dhe theksonte me të madhe se ‘të ardhurat nga çdo shpifje do të shkojnë për fondin e edukimit’:

‘Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë. Të ardhurat nga çdo shpifje, për fondin e edukimit.’ 



8 Comments

  1. Bravo sali anji kontribo per ps prandaj shpif me bresheri ti mo,po pastron parate e pista more katunar korce,do kalosh shtate breza te quhesh qytetar

  2. Aman kur do ndaloje politika se talluri me kete popull.Po MJAFT more se i lodhet njerezit.A mos i kujtoni per budallenj????

    1. o t !
      Nga këto që ke shkruar si gjysëm analfabet, të krijon përshtypjen se je ndonjë dobiç i hedhur ferave e i rritur rrugëve që shkollën e ke vizituar vetëm një ditë në muaj.

  3. t dmth tarrallak shko e meso si perdoret kompjuteri dhe shenjat e pikesimit pastaj dil e komento. Apo thuj autiket si ty kaq e kane nivelin

  4. Lyrosja e rilindasve duket sec jane qe ne keto komente, por si tinezare, e skuthe mundohen qe me taktikat e baballareve, e trashegimtareve te na bejne propagande qe te mos i ndigjosh e shikosh, si edhe kete Ballen, fytyre pllake, e mendje se mbrapethi, qe mundohet te dale nga bataku qe eshte futur me aktrime, e alibira qe nuk i pijne me uje, atij e shefit te tije psikopat qe nxjerr nga nje bllof cdo dite,, ngaqe eshte, e jane ne siklet nga ku jane futur e kane rene. Andaj o kulluf, Ipaemer, mos u shko pas banditeve, hajduteve e narkomaneve nese je njeri, po ndiq populli se nuk te vjen e keqia, zgjidhu nga zinxhiri i kuqaleve, e shih perpara, padronet do u lene ne balte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *