• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Babales: Më ofruan 150 mijë dollarë te 11-katëshi në Tiranë, e di dhe ai që flet në TV

Lajme, Të fundit



Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja” rrëfen në një intervistë të transmetuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit në TCH se i kanë ofruar shuma të majme për të ndryshuar dëshminë e tij të parë dhe të deklaronte se audio-përgjimi që implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm ishte i falsifikuar.

“Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë… te një lokal të 11-katëshi… që të thosha në televizor live që është false e gjitha kjo”, – tregon Veliu që shton: “E di X-i që na hiqet si i ndershëm, flet në televizor”.

Ai shton se ky person publik e që “e ndjek këmba këmbës”, “kishte sjellë një njeri me shefin e krimeve të Laçit” për të mbyllur pazarin.

“Audiopërgjimit i qëndroj gjer në vdekje. Nuk e di, nuk dua të zë emra në gojë, por gjer në vdekje ato zëra që janë regjistruar janë gjer ne vdekje dhe nuk më bën dot pas njeri sikur të mendoje si të dojë dhe të japë edhe njëherë gastro nuk trembem nga burgu. Trembem me një fjale mos më ngacmojnë familjen mos bëjnë ndonjë presion në familje se po më bëjnë shantazh të siguroj djalin hajde poshtë.

“Më kanë mbajtur 3 ore peng ne Laç në një rrugicë sa ka dale tablua ime ne parlament doli ajo thënia ime se mos kish dalë ajo unë isha i vrarë. Më ka çuar ne prekurori te shkalla e parë… Doli tablua ime që e dhashë natën intervistën dhe ajo me shpëtoi jetën se kishin urdhër për të më hedhur në kanal si aksident. Më thoshin që “ç’ne ti me këtë?” Presione nga me te ndryshmet erdhi një shef tjetër, një i madh, një shef i Beratit. Kush s’ka ardh… Emra nuk mund të zë në gojë se të tjerët hanë bukë ushqehen mbajnë familjen s’kanë faj, kanë urdhër.

Kam pasur kërcënime edhe këtu. Dje ka ardh edhe një makine me 4 persona me tatuazhe dhe kanë pyetur si janë marredheniet ne kamp, ça rojesh bëjnë, sa roje janë dhe aty u lëshua gjithë policia mbrëmë dhe ka rrethuar gjithë zonën kane qene 2 me drite dore pas gardheve nuk e di kush kane qenë. Makinë me tarha shqiptare, xhip i zi” – tha Veliu.

“Babalja” thotë gjithashtu se ka pasur oferta për t’u ‘shitur’.

“Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë… te një lokal të 11-katëshi… që të thosha në televizor live që është false e gjitha kjo”, tregon Veliu, “e di X-i që na hiqet si i ndershëm, flet në televizor”.



11 Comments

    1. Sufllaqe sufllaqe. Per sot u mbyll menca. Per neser caj keni, nuk u kenaq partia sot me ju, nuk ishit ne form. Ca ti themi sales i kishim premtuar nje revulucion kurse ju…

  1. Te vij te perballet ne gjykate,jo te flase brockulla ne tv,je bere politikan I pd hero I tyre,po presin shume nga ty regjizoret,thuaj cfare te duash emra mos permend se kane familje,ky pusht eshte I kercenuar por nuk harron te te shqetesohet per te tjeret.kopili babale drogaxhi e ruante mire linjen politike te pd.

    1. Boll me keto komente propogande! Sado ta kesh rrogen, duhet te ndergjegjesohesh qe edhe ti je i humbur si te gjithe shqiptaret. Mjaft i sherbeve verberisht kujtdo qe te ka punesuar. Je skllav o i mjere…

      1. Sufllaqe sufllaqe. Per sot u mbyll menca. Per neser caj keni, nuk u kenaq partia sot me ju, nuk ishit ne form. Ca ti themi sales i kishim premtuar nje revulucion kurse ju…

  2. Se ku i gjen rilindja e qelbesirave ca sufllaqe, e papaqe, si ky palla qe nuk le koment pa dale ne politiken e opozites ku mu ne sy e zemer e ka maskarallekun. Po pranoje o kafshe me fytyre njeriu edhe kete te vertete qe po ta thote ky qe ju me ironine kuqale doni qe ti shmangeni te vertetes. Dedjoi, se ato qe po ti thote deshmitari jane 100 here me prane te vertetes se sa ato alibi qe bejene keta kodoshet qeveritare e deputete.POr nejse,, nga keto po ju vjen fundi ju kucedres kuqe si perfaqesues te masakres ndaj popullit. Dhe ti o turi sufllaqe, shko ne vendin e punes, apo tek zinxhiri qe te ka vene psikopati e ne zyrat e puceve , duku te na besh ndonje diversion fshataresk.Ti duhet te jeshe debili i PS qe vjen verdalle selise se tyre.

  3. Cuna, komunistet i bejne gjithcka falas, komentet, votimet, dajaket,
    ……se harrova
    LIRONI RRRREXHEP DAJAKUUUUUUUUUUUN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *