• |
ide | kryesore

“Babalja”, dëshmon ish-kreu i Policisë së Fierit: Alizotin e njihja, e takova…

Lajme, Të fundit



Ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi dhe ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, kanë dëshmuar ditën e sotme në gjykatë mbi çështjen e njohur si “Babalja”.

“Isha duke shkuar në Tiranë, u ktheva të takoj Fred Alizonit. Jam kthyer nga rruga dhe jam takuar me të. Alizoti telefonoi sallën operative të bënte kallëzim. Atë e njihja për shkak të detyrës”, citohet të ketë thënë para togave të zeza Nushi, i cila ka treguar se si është takuar me Fredi Alizotin.

shtë rikthyer sërish sot vëmendje te çështja e bujshme e audio-përgjimit të publikuar nga Partia demokratike, e njohur edhe si “Babalja”, në të cilin thuhej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, ishte i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Çështja e bujshme e audio-përgjimit “Babalja” u publikua nga Partia Demokratike, që ka denoncuar se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, ishte i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas përgjimeve, në dosjen “Babalja” ishin të implikuar edhe shumë zyrtarë shqiptarë, një pjesë e të cilëve janë nën hetim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *