• |
ide | kryesore

Ariana i kthen unazën 100 mijë dollarëshe Pete Davidson

Paparazzi, Slider



Ata i dhanë fund fejesës së tyre fundjavën e kaluar dhe tashmë raportohet se nuk ka më kthim pas, pasi Ariana Grande ia ka kthyer unazën 100 mijë dollarëshe Pete Davidson-it.

Sipas TMZ, unaza e këngëtares 25-vjeçare ishte një dizajn unik me diamant 3.03 karat të vendosur në platin, por ajo ia dorëzoi me dëshirë ish-it të saj.

Por të paktën ajo ka derrkucin Piggy Smallz, që bleu menjëherë pas lidhjes.

Kjo nuk do të jetë e lehtë për Pete-n, i cili ishte shumë i dhënë pas tij dhe për të cilin bëri një tatuazh në kraharor.

Çifti i dha fund lidhjes 5 muaj pas nisjes së romancës. Ata u fejuan vetëm 4 javë pasi ishin lidhur.

Të dy vendosën t’i jepnin fund pasi nuk ishte koha e duhur për marrëdhënien e tyre, shtuar faktit se vdekja e ish-it të Ariana-s, Mac Miller, nga në mbidozë droge, ishte një goditje për ta si çift.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *