• |
ide | kryesore

Pete Davidson i trishtuar nga ndarja me Arianën

Paparazzi, Slider



Ka qënë një javë shumë dramatike, pasi u njoftua se Ariana Grande dhe Pete Davidson i kanë dhënë fund fejesës, madje këngëtarja i ka kthyer edhe unazën. Ndërkohë që fansat kanë pushtuar Instagram-in e ish-të dashurës së Pete, Cazzie David duke i kërkuar që të mos e pranojë të lidhet sërish me të. Në këtë rrëmujë, Pete ka qëndruar i heshtur, pasi sipas burimeve të revistës “People” është shumë i lënduar. Aktori duhet të merrte pjesë në një komedi shoë me titull “Comedy Night Live”, që do të mbahej në Universitetin e Philadelphia-s këtë të mërkurë. Por të martën, shkolla njoftoi në një deklaratë se Pete është tërhequr. “Fatkeqësisht, Pete Davidson nuk do të marrë pjesë në komedi, për shkak të disa arsyeve personale” – shkruhej në deklaratën e lëshuar nga shkolla, ku njoftohej se ai do të zëvëndësohej nga Adam Devine.

Ndërkohë që Ariana i është rikthyer punës! Ajo po punon për muzikalin “Wicked” dhe duket shumë entuzjaste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *