• |
ide | kryesore

Provime me para, ndalohen 3 persona si ndërmjetës me pedagogët e universitetit të Elbasanit

Lajme, Të fundit



Tre shtetas janë ndaluar pasi akuzohen se ushtronin ndikim te pedagogët e universitetit Aleksandër Xhuvani, Elbasan.

Të ndaluarit janë:

-Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.

-Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.

-Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.

“Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te pedagogët  për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare,” informoi policia e Elbasanit.

Operacioni policor i  koduar “Sezoni” u ndërmor pas një hetimi 2 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Njësinë e Forcës së Posaçme, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Policia informon se është bërë dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal dhe ekzekutimi i Urdhërit për ndalimin e të dyshuarve për krim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *