• |
ide | kryesore

Njihuni me portierin më të mirë të fillim sezonit në 5 kampionatet elitare europiane

Sport



Me vetëm katër gola të pësuar që nga fillimi i sezonit në kampionat (tetë ndeshje të luajtura), Emil Audero është një ndër elementet kryesore të fillimit të mirë të sezonit të Sampdoria, aktualisht në vendin e pestë në Serie A, e pozicionuar mes Lazio dhe AS Roma. I shndërruar në titullar të padiskutueshëm, portieri 1m90 ka befasuar me performancën e tij.

I huazuar këtë sezon për një milion euro nga Juventusi në klubin e Genova, portieri i ri 21-vjeçar i lindur në Mataram të Indonezisë, ka zbuluar elitën e futbollit italian pas aktivizimit në ekipet e të rinjve të Zonës së Vjetër. Ashtu, si shumë talente të reja të futbollit italian, ai u huazua vitin e kaluar te Venezia FC në Serie B ku realizoi një sezon të madh (38 ndeshje të luajtura, 39 gola të pësuar dhe 14 porta të paprekura).

Dy muaj pas fillimit të sezonit të pesë ligave kryesore në Evropë, një bilanc i parë e vendos Emil Audero në krye të renditjes së portierëve më vendimtarë të kontinentit të vjetër. Me 87.5% të goditjeve të ndalura në tetë ndeshjet e para, ai ka raportin më të mirë në krahasim me të gjithë portierët e tjerë. Në Top 5, ai është përpara Hugo Lloris, Alison Becker, Gianluigi Buffon dhe Rui Patricio.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *