• |
ide | kryesore

Sylvinho i teti në botë sipas IFFHS: braziliani i Shqipërisë në elitën e trajnerëve me Scaloni e Deschamps

F1, Sport
Sylvinho



2023 ka qenë një vit i mbushur me suksese për teknikun e kombëtares së Shqipërisë Sylvinho. E siç duket edhe 2024 ka nisur me të njëjtin trend. Arritjet futbollistike të brazilianit kanë marrë vlerësimin e
Institutit të Statistikave të Futbollit, IFFHS, duke e pozicionuar teknikun kuqezi mes emrave të mëdhenj të trajningut botëror.

IFFHS ka publikuar renditjen e trajnerëve më të mirë të ekipeve Kombëtare të vitit 2023. E në renditjen e publikuar për vitin që sapo u mbyll, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho është renditur në vendin e tetë. Tekniku brazilian është vlerësuar mes 10 trajnerëve më të mirë në botë që drejtojnë ekipe përfaqësuese, duke u vlerësuar për arritjet e këtij viti me Shqipërinë, kualifikimi në kampionatin Europian “Gjermani 2024” dhe vendi i parë në Grupin E.

Lexo më tejIFFHS, Haaland është lojtari më i mirë në botë: Ronaldo shënuesi më i mirë i vitit 2023

Në renditje trajneri Silvinjo ka lënë pas teknikun e Marokut, Walid Regragui i cili bëri shumë mirë me kombëtaren në Botërorin 2022 dhe trajnerin e Skocisë, Steven Clarke. Para trajnerit Sylvinho janë renditur, kampioni i botës me Argjentinën Lionel Scaloni, nënkampioni në Katar me Francën Didier Deschamps, tekniku i Belgjikës Roberto Martinez, ai i Spanjës Luis De La Fuente, Marcelo Bielsa, Hajime Moriyasu dhe trajneri i Tre Luanëve Gareth Southgate.



1 Comment

  1. Sot pash ne tv Euronews now. nje interviste te Kryetarit te Komitetit Olimpik shqiptare nje analiz te projektit te tij per nje stadium universal olimpik me permasen qe gjithe shqiptaret do ta deshironin.E kam degjuar kete ide perpara ca ditesh per here te pare dhe vertet u entuazmova dhe deshiroj te na realizohet dhe e pershendes kete personalitet qe hodhi kete ide dhe po punon ta realizoje me sinqeritetin dhe deshiren e tij me te madhe.Z. Presidenti i nderuar i KOSH Puno ta besh realitit, ke urimin dhe bekimin e gjithe kombit shqiptare.Do te kesh pengesa anesore qe do te ndeshesh ne kete ivestim kaq te mbrekullueshem per atdheun tone dhe kombin tone dhe sot shqiptaret e pane nga si e kuptova une emrin e tij se moderatorja e tingelloi jo qarte emrin e tij dhe me sa une e degjova emrin si ledion.Shqiptaret kane nje histori qe fqinjet tane ortodoks cnuk kane bere dhe bejne te pengojne zhvillimin shqiptare dhe ky ledjo e nxiu kete ide te ndertimit te ketij impjanti te permasave boterore dhe moderne.Nuk e di nese kete shpirte te zi e ka nga mendja e tij apo eshte i paguar nga ndonje vend fqinje ta nxi dhe te krijoje nje mjegull,qe kjo si duhet shqiptareve dhe sduhet te ndertohet.Z, Presidenti i nderuar Fidel Ylli ,interesi i sportit Shqiptare i kombit shqiptare i dergon nje ultimatum te gjitheve atyre qe behen pengese dhe do mundohet te fusin shkopinj nen rrota kesaj ideje do ti denojme si tradhetare ne sherbim vendeve tona armike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *